Rozë

Njihuni me ish-banoren e kolme të Big Brother që “çmendi” fotografen gjermane

Autori: Gazeta inFokus 14:21 | 24 May 2017

Katerina Shkëmbi, e njohur nga formati “Big Brother 7”, u bë e njohur për protagonizmin e saj të spikatur dhe guximin për t’i kundërvënë banorëve të tjerë.

Vajza interesante nga Pogradeci, me një eksperiencë si modele në Itali, arriti të fitonte vëmendjen e publikut, edhe pse nuk qëndroi gjatë në lojë.

E pëlqyer për linjat e saj, ajo i është rikthyer modelimit, kësaj here “topless” për të përfaqësuar femrën shqiptare dhe peizazhin e Shqipërisë në panaire, muze dhe galeritë fotografike në Berlin.

-Advertisement-

Anna Enrehstein quhet fotografia, për të cilën ka pozuar në malin e Dajtit, ndërkohë që flet për “Panorama” rreth njohjes personale me Olsin e “Big Brother” dhe armët e tij të forta për të fituar.

Sapo ke realizuar një set fotosh shumë provokuese në natyrë. Ku dhe nga kush janë shkrepur?

Fotot janë realizuar në malin e Dajtit, në Shën Gjergj, nga një fotografe shqiptare rezidente në Gjermani, e cila quhet Anna Enrehstein. Ajo do t’i ekspozojë fotot e mia në panaire, muze dhe galeritë fotografike në Berlin, dhe nëpër vendet ku shkon e punon.

Si ndodhi që të zgjodhi ty?

Asaj i duhej një modele shqiptare. Mua më prezantoi me të një miku im. Ajo sa më, pa i pëlqeva. Fotografja kishte dëshirë të bënte disa foto në Tiranë dhe si lokacion zgjodhi Shën Gjergjin, pasi i pëlqente për peizazhin. Ndërkohë që aty janë xhiruar dhe disa videoklipe nga artistë të ndryshëm si Dhurata Dora etj.

Po “Big Brother 9” e ke ndjekur dhe si të duken çiftet në lojë?

Me aq sa kam pasur mundësi ta ndjek, më pëlqejnë çifti Olsi dhe Fiorentina. Janë përherë aktivë në çdo situatë, mirë apo keq. Olsin e njoh që jashtë dhe është djalë shumë i mirë.

Cila është arma e tij e fortë për të fituar “Big Brother 9”?

Olsi është impulsiv dhe i drejtpërdrejtë. Kjo është edhe vlerë, edhe nganjëherë defekt, por duhet të kemi parasysh që asnjë karakter nuk është perfekt. Kështu që, në fund fare, ai është djalë me personalitet dhe di si të luajë apo jo deri në fund.

Po femrat? Sa protagoniste dhe interesante të duken në këtë lojë çiftet në “Big Brother”?

Femrat për mua janë shumë pasive, pra nuk më duken dhe aq interesante për atë lojë. Dua të them që nuk kam parë ndonjë karakter të spikatur si në edicionet e kaluara, përveç Fiorentinës që thashë më sipër. Ajo, me aq pak sa e kam ndjekur, më duket e shkathët dhe e zgjuar./Panorama.al/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera