Fokus

“Njeriun” e Kadri Veselit që e shpëtoi nga shkarkimi “miqësia” me Glauk Konjufcën

Autori: Gazeta inFokus 12:50 | 19 May 2020

Drejtori i QKUK-së, Basri Sejdiu, për dallim prej “shokëve” të tij që udhëhiqnin ndërmarrje e institucione, po duket të jetë i sigurte nga Qeveria Kurti.

Kjo pasi në rastin e tij, nuk shkoj deri në fund ajo që u bë me ndërmarrjet tjera, shkruan gazeta inFokus.

Për dallim, në QKUK, Qeveria Kurti, shkarkoi bordin, zëvendësoi atë me një të përkohshëm, por puna u ndal këtu, e nuk vazhdoj edhe me shkarkimin e drejtorit.

-Advertisement-

Por, këtu është edhe një dallim prej drejtuesve të ndërmarrjeve tjera. Shoqëria që duket se Sejdiu e ka me figurat e rëndësishme të Vetëvendosjes.

Gazeta inFokus, ka siguruar një fotografi, ku në disponim të mirë shihet drejtori i QKUK-së, Basri Sejdiu, teksa duket që është në një shëtitje me ministrin në detyrë të Jashtëm Glauk Konjufcën dhe deputetin e Vetëvendosjes Mefail Bajqinovci.

Por, për këtë shoqëri, si duket nuk e ka ditur më herët, ish-kandidati për deputet nga VV, Jusuf Ulaj, i cili Sejdiun e pati akuzuar si bashkëpunëtor të Kadri Veselit dhe PDK-së.

“Kadria e Urani përmes Basri Sejdiut që tashmë haptas është futur në fushatën zgjedhore të PDK-së, ftuan pacient të sëmurë nga zemra, i mblodhën në një sallë, u fotografuan dhe i shpërndanë në publik. Shkelën kodin etik dhe parimin kryesor në mjekësi që është konfidenca. U shkelën të drejtat e pacientit, u shkel e drejta elementare njerëzore, dhe u keqpërdorën njerëzit në nevojë. Ku janë oda e mjekëve, shoqatat e ndryshme për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve, drejtave të njeriut e shumë individ e shoqata të kësaj fushe?”, pati shkruar Ulaj.

Megjithatë, fatin e Sejdiut, për të qëndruar në pozitë nuk e kishin shumë borde e drejtues të ndërmarrjeve tjera, që u shkarkuan brenda këtyre 2 muajve që Vetëvendosje është në pushtet.

E nga arsyet kryesore për shkarkimet e largimet e tyre u tha të jenë dyshimet për korrupsion, emërimet e paligjshme apo edhe mos-përgatitja adekuate për pozitën, shkruan gazeta inFokus.

Por, arsye që u përmend shpesh ishte edhe afërsia e tyre me partitë e PAN.

Ndërsa për bordin e shkarkuar të QKUK-së, arsye u tha të jetë mos përmbushja e detyrave e përgjegjësive dhe dështimi në arritjen e objektivave, por që njëjtë nuk u tha për drejtorin Sejdiu, i cili në pozitë erdhi në marsin e vitit 2018, ku në pushtet ishin partitë e PAN./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera