Fokus

Një person i shtrirë për tokë – Policia jep detaje për aksidentin në mes të një veture dhe kamionit

Autori: Gazeta inFokus 15:39 | 04 October 2024

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin e rëndë që ndodhi sot në autostradë në drejtimin Suharekë – Duhël.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë për Infokus se aksidenti ndodhi në mes të një kamioni dhe një veture ku një person ka mbetur i lënduar.

“Bazuar në informacionet e para ju informojmë se, rreth orës 14:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë, drejtimi Suharekë-Duhël (km i 39). Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion. Si pasojë e aksidentit një person ka kërkuar ndihmë mjekësore”, tha ai.

-Advertisement-

Ai bëru apel që shoferët të kenë kujdes në trafik edhe për shkak të reshjeve të shiut.

“Policia Apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, që të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në këto kushte atmosferike me të reshura”./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera