Lajme

Një personit i përkeqësohet gjendja duke ecur, dërgohet pa shenja jete në QKMF të Rahovecit

Autori: Gazeta inFokus 09:36 | 18 February 2023

Një person duke ecur rrugës i është përkeqësuar gjendja dhe nga një kalimtar rasti është dërguar në QKMF në Rahovec, ku mjekët kanë konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 13:15 në rrugën “Jaha Duza”, në Rahovec.

Tutje bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

-Advertisement-

“Raportohet se viktimës mashkull gjatë në rrugë e sipër, i është përkeqësuar gjendja dhe nga një kalimtar rasti është dërguar në QKMF Rahovec, ku mjekët përgjegjës kanë konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera