Lajme

Një person gjendet pa shenja jete në Banjë të Istogut

Autori: Gazeta inFokus 18:05 | 14 January 2023

Gjendet pa shenja jete një person në Banjë të Istogut.

Është gjetur pa shenja jete një person në Banjë të Istogut.

Kështu për Klankosova ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se personi pa shenja jete është gjetur në shtëpinë e tij.

-Advertisement-

“Rreth orës 7:15 në fshatin Banjë të Istogut një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, u shpreh Gashi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera