Lajme

Një muaj paraburgim ndaj Ndue Lleshajt

Autori: Gazeta inFokus 16:29 | 05 September 2023

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit Ndue Lleshaj.

Kjo për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhënia e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprës penale”.

“Gjyqtari i procedurës paraprake e ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit N.LL dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, masa e paraburgimit  është caktuar  në harmoni me nenin 184 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 dhe 1.2, pika 1.2.1, dhe 1.2.3 të KPPK-së, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale Dhënia e ndihmës kryerësve pas kryerjes se veprës penale”, thuhet në komunikatën e gjykatës.

-Advertisement-

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës  Themelore në Prishtinë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera