Lajme

Një makinë me targa të Kosovës është përmbysur në lumin Lepenc

Autori: Gazeta inFokus 21:38 | 17 June 2023
Një makinë është përmbysur pasditen e sotme në lumin Lepenc, në pjesën e Maqedonisë, përkatësisht afër tunelit në rrugën Shkup-Bllacë.

Dyshimet e para janë që makina të ketë targa të Kosovës.

Ekipet e policisë dhe ato të kërkim shpëtimit janë prej orësh në terren duke kërkuar makinën por pa sukses deri tani.

Në kërkim janë përfshirë edhe vullnetarë që kanë ofruar ndihmë fizike dhe monitorim me dronë.

-Advertisement-

Kërkimin e ka vështirësuar niveli i lartë i ujit si pasojë e reshjeve të fundit

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera