Një karrierë e çuar dëm, agjenti tregon prapaskenat: I dukej vetja mbret, është akoma fëmijë!

Autori: Gazeta inFokus
07:04 | 23 June 2022
Hatem Ben Harfa ishte një nga premtimet e mëdha të futbollit francez teksa në vitin 2004 u bë pjesë e Lyon ndërsa më pas kaloi te Marseille.
Sulmuesi mori vëmendje falë shpejtësisë dhe veçorive teknike, megjithatë karriera e tij nuk shkoi sipas parashikimeve dhe mes ndryshimeve të shpeshta të klubeve, talenti i tij u duk sikur u “fik. Ish-agjenti i tij, Frederic Guerra shpjegon edhe problemet që kishte Ben Arfa duke theksuar se gabimi i tij ishte fakti që kurrë nuk punonte.
“Ben Arfa ka pasur një problem psikologjik që e ka shoqëruar prej fëmijërisë.
Atij i kishin mbushur mendjen se ishte mbret, por nuk i kishin thënë asnjëherë se duhej të punonte. Jam i sigurt se nëse do të punonte më shumë edhe me mentalitetin e tij, Ben Arfa do të kishte fituar Topin e Artë. Ishte kaq i talentuar dhe e çoi dëm. Ndoshta, Ben Arfa mund të cilësohet si humbja më e madhe për futbollin në shekullin e 21-të. Cristiano Ronaldo është një punëtor i madh dhe më pas këtë rrugë e ndoqi edhe Benzema. Duhet punë, talenti nuk mjafton.
Këtu ka pasur faj edhe mentori i tij, Michel Ouzine. Ai i thoshte të mos punonte ndërkohë që mbaj mend një rast kur Deschamps e uli në stol kur drejtonte Marseille. Ouzine më tha mua se Deschamps e uli në stol sepse Ben Arfa nuk mbron dhe se nuk mund të qëndroj në pankinë një lojtar i cili do të fitoj Topin e Artë.
Por, e gjitha kjo bisedë u bë në sy të Ben Arfa, diçka e tillë nuk e ndihmon një djalosh të rritet. Tani është 35-vjeç, por Ben Arfa do të jetë një fëmijë për të gjithë jetën, edhe tani sillet si 17-vjeçar. Edhe psikologët më të zotë do të bëheshin me “dhimbje koke” nëse do të merreshin me një karakter si të Ben Arfa, i cili aktualisht është pjesë e Lille në Ligue 1.
Të tjera
-
Lajçak: E kam përgëzuar Kurtin për marrëveshjen Kosovë-Serbi për energjinë
Miroslav Lajçak, i dërguar special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-S...
-
Sulmi rus në një qendër tregtare të Ukrainës, kaq persona janë vrarë
13 persona janë vrarë prej sulmit rus në një qendër tregtare në Ukrainë. R...
-
Miliarderi ukrainas padit Rusinë për humbjet e shkaktuara nga lufta
Njeriu më i pasur i Ukrainës, Rinat Akhmetov, ka ngritur një padi kundër Rusi...
-
Dokumentari dhe vizita te ekspozita për fëmijët e zhdukur- a po përgatit Lajçak agjendën e dialogut?
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, bëhe...
-
Gropa masive në Ferizaj, pritet ndërtimi i një ndërtese shumëkatëshe
Një gropë masive është hapur në qytetin e Ferizajt, ku po bëhet përgatitja pë...
-
Rama thotë se toka “Sunny Hillit” nuk iu dha për 99 vjet, jep edhe hollësi tjera
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thotë se festivalit “Sunny-Hill” nuk...
-
Borrell: Ballkani u lodh, BE të reformohet
Edhe pse e përshkroi zgjerimin si një nga instrumentet më të suksesshme të po...
-
Prodhuesi i “Bayraktar” ja dhuron tre drone Ukrainës
Kompania e njohur turke për prodhimin e dronëve luftarakë, Baykar, ka bërë të...
-
Turqit e “Baykar” ua japin ukrainasve falas tre dronë “Bayraktar”
Kompania e njohur turke për prodhimin e dronëve luftarakë, Baykar, ka bërë të...
-
Ky është 61-vjeçari i arrestuar në Pejë, dyshohet se kreu krime lufte në fshatin Ozdrim ku u vranë 9 civilë dhe u zhdukën 5 të tjerë
Prokuroria Speciale sot njoftoi për arrestimin e një shtetasi malazes nga fsh...
-
Në Pejë 17-vjeçari e detyroi vajzën 12-vjeçen të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë, Nëna e raporton në Polici
Një ngjarje mjaft e hidhur ka ndodhur në Pejë, ku një 12-vjeçare dyshohet se ...
-
Blinken: Bota u tmerrua nga sulmi rus mbi qendrën tregtare
Sulmi me raketa ruse në një qendër tregtare në Ukrainë sot është i fundit në ...