Lajme

Një grua humb jetën në Malishevë, policia jep detajet e rastit

Autori: Gazeta inFokus 10:20 | 21 June 2026

Një grua në Malishevë është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në këtë qytet.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e saj.

Bazuar në vlerësimin e mjekut, dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e arrestit kardiak.

-Advertisement-

“Fsh. Bubavec, Malishevë 20.06.2026 – NN. Është raportuar se viktima femër kosovare është dërguar pa shenja jete në QKMF Malishevë, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e saj. Sipas mjekut kujdestar viktima dyshohet se ka ndërruar jetë prej arrestit kardiak. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy