Lajme

Një familje kosovare i duhet të largohet nga Zvicra, akuzohet se mori mbi 600 mijë franga ndihmë sociale

Autori: Gazeta inFokus 09:34 | 03 September 2024

Një familje kosovare duhet të largohet nga Zvicra, pasi akuzohet se ka marrë ndihmë sociale në vlerë 618 mijë franga, raporton “Blick”. Gjykata Federale refuzoi ankesën e çiftit, pavarësisht se kanë nisur të punojnë.

Gjykata Federale vendosi që çifti kosovar dhe djali i tyre i mitur duhet të largohen nga Zvicra pasi kanë marrë ndihmë sociale me vite.

Vendimi ishte marrë nga tre gjyqtarë dhe konfirmon vendimin e Gjykatës Administrative të Aargaut, duke vënë në dukje varësinë e konsiderueshme dhe afatgjate të familjes nga mbështetja e shtetit.

-Advertisement-

Burri 55-vjeçar dhe gruaja 50-vjeçare kanë jetuar në Zvicër më shumë se gjysmën e jetës së tyre.

Gruaja erdhi në Zvicër në vitin 1992 si 17-vjeçare si bashkim familjar, ndërsa burri iu bashkua asaj në vitin 1994 pas martesës së tyre. Nga maji i vitit 2008 deri në fund të vitit 2022, thuhet se familja kishte marrë rreth 618 mijë franga ndihmë sociale. Në janar të vitit 2022, Zyra e Migracionit në Aargau njoftoi se do të revokonte lejeqëndrimin e familjes dhe zbatoi këtë në prill të vitit 2022.

Avokati mbrojtës ka thënë se varësia e çiftit nuk është e përhershme, pasi ata punojnë prej një vit e gjysmë dhe kanë siguruar të ardhura neto prej 6400 franga në muaj.

Por, Gjykata Federale vendosi se marrja e ndihmave sociale prej më tepër se 15 vjet është tepër e gjatë. Po ashtu zbuloi se çifti nisi punën vetëm pasi u kërcënua nga zyra e migracionit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera