Lajme

Një 23-vjeçar gjobitet me 150 euro, i tejkaloi tri automjete në vijë të plotë në Ferizaj

Autori: Gazeta inFokus 23:07 | 17 April 2023

Policia ka gjobitur një 23-vjeçar me 150 euro dhe dy pikë negative pasi u kap duke tejkaluar tri automjete në vijë të plotë në Ferizaj.

“Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, sot në ora 12:58 në rrugën magjistrale Ferizaj – Kaçanik, në fshatin Rakaj të Ferizajt ka ndaluar shoferin E.SH (M/K) i moshës 23 vjeçar i cili ka bërë tejkalimin e tri automjeteve në vijë të plotë.

Ndaj tij, policia i shqiptoi një gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor 150 euro, 2 pikë negative dhe tre ( 3 ) muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit.

-Advertisement-

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat e komunikacionit. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e pjesëmarrësve në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera