Nitaj: Ramush Haradinaj e bën Qeverinë deri në mes të korrikut
Autori: Gazeta inFokus 12:38 | 30 June 2017
Qeveria e ardhshme do ta ketë në krye me Ramush Haradinajn si dhe institucionet e vendit do të formohen deri në mesin e korrikut. Kështu po thonë zyrtarë të koalicionit PAN.
Anëtari i kryesisë së AAK’së, Muharrem Nitaj, kontaktuar Gazeta Express, ka thënë se kreu i partisë së cilës ai i takon tash e disa ditë ka filluar negociatat me individë të partive politike për t’i siguruar numrat e nevojshëm rreth formimit të institucioneve të shtetit.
“I nominuari për kryeministër nga PAN, Ramush Haradinaj, ka filluar negociatat rreth formimit të Qeverisë së re tash e disa ditë. në këtë rreth të negociatave, Haradinaj, ka takuar edhe deputetë individualisht të partive të caktuara politike”, ka thënë Nitaj.
Ai shpjegon se kandidati për Kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj është duke zhvilluar biseda me disa nga deputetët e AKR’së, LDK’së si dhe pakicave serbe.
“Ka biseduar me deputetë të pakicave serbe, me përfaqësuesit të AKR’së, është në kontakte me deputetë të LDK’së”, ka thënë ai.
“…unë jam i bindur se Ramush Haradinaj, do të arrijë që një afat rekord ta krijojë Qeverinë e Re. Besoj që deri ka mesi i korrikut, do të krijohet dhe kryeminstër i ri do të jetë Ramush Haradinaj”, ka thënë Nitaj.
E ndërkohë KQZ dje ka shpallur edhe rezultatet përfundimtare. Certifikimi i rezultateve pritet të bëhet gjatë javës së ardhme. Ndërkohë që partitë politike si dhe kandidatët për deputet kanë kohë 24 orë që të bëjnë ankesa në PZAP, rreth numërimit, të votave. Deri më tani në adresë të KQZ’së kanë shkuar 14 ankesa. Sipas zyrtarëve të KQZ’së ankesat më së shumti kanë shkuar nga ana e koalicionit PAN
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 18 maj
Dega e LDK-së në Gjilan mban konferencë për media. (Selia e Degës së LDK-së G...
-
Plagoset me ar*më zja*rri një person në Nashec të Prizrenit
Një person është plagosur me armë zjarri në mbrëmjen e së premtes në fshatin ...
-
Vjosa Osmani pritet me tortë nga Hillary Clitnon: Ditë edhe më speciale, me miken e popullit tonë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Bullgari si e ftuar sp...
-
Osmani mbërrin në Bullgari me ftesë të Hillary Clinton, merr pjesë në Clinton Global Initiative
Me ftesë të ish-Sekretares së Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, H...
-
Bashkimi Evropian ndalon katër media ruse
Bashkimi Evropian tha të premten se pezulloi të drejtën e funksionimit pë...
-
Blerja e teksteve shkollore subvencionohet edhe sivjet
Sikurse vitin e kaluar, edhe sivjet Ministria e Arsimit ka vendos...
-
Shqiptarët duan tre fëmijë si variant i një familjeje ideale
Sondazhi i fundit i Barometrit në Euronews Albania, ka ngritur disa pyetje pë...
-
Maqedonci: Angazhimi i FSK-së në operacionin Interlflex tregues i bashkëpunimit me Britaninë
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci gjatë qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar...
-
Osmani: Kosova e meriton të bëhet anëtare e KiE-së
Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, gjatë takimit të Komiteti...
-
Regjistrimi i popullsisë shtyhet deri më 24 maj në 11 komuna
Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për shtyrjen e afatit të...
-
Moti për këtë fundjavë
Këtë fundjavë në Kosovë do të mbajë mot me diell, por nuk do të mungojnë vran...
-
Haradinaj: Dështimi në KiE i Kosovës i faturohet vetëm Albin Kurtit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se mospërfshirja e Kosovës për ...