NISMA: Tërheqja e Martyt nga shërbimi sekret serb është ndihmë e madhe për drejtësinë
Autori: Gazeta inFokus 12:22 | 10 April 2022
NISMA Socialdemokrate ka reaguar pas deklaratës së ish-politikanit zviceran Dick Marty, se është në mbrojtje të policisë 24 orë, pasi serbët siç tha ai deshën ta vrasin që t’ua lënë fajin shqiptarëve.
NISMA nëpërmjet një komunikate për media tha se tërheqja e Martyt nga shërbimi që i ka bërë shërbimit sekret serb që ka planifikuar edhe vrasjen e tij, është ndihma më e madhe që ai mund t’i japë drejtësisë.
“Prandaj, tërheqja publike e Dick Martyt nga shërbimi që i ka bërë shërbimit sekret serb që ka planifikuar edhe vrasjen e tij, është ndihma më e madhe që ai mund t’i japë drejtësisë”.
Kjo parti thekson se Shërbimi Sekret i Serbisë nuk ngurroi të vrasë edhe fëmijë serbë dhe malazes vetëm e vetëm t’u lihet faji shqiptarëve.
“Në funksion të dëmtimit të çështjes së pavarësisë së Kosovës, Shërbimi Sekret i Serbisë kishte planifikuar të vriste Dick Martyn dhe për këtë vrasje të fajësonte shqiptarët. Një lajm i tillë mund të befasojë ata që nuk e njohin funksionimin e shërbimit sekret serb. Të gjithë njohësit e asaj çfarë ka ndodhur gjatë luftërave në procesin e shpërbërjes së Federatës Jugosllave e dinë fare mirë se Shërbimi Sekret i Serbisë nuk ngurroi të vrasë edhe fëmijë serbë dhe malazes vetëm e vetëm t’u lihet faji shqiptarëve (Rasti në kafenenë “Panda” është vetëm njëri nga rastet e shumta). Prandaj lajmi që Dik Marty është në mbrojtje të lartë policore për shkak që shërbimet serbe kanë dashur ta vrasin me qëllim që t’ua lënë fajin shqiptarëve, konfirmon katërcipërisht se ky shtet nuk ka hequr dorë nga logjika terroriste e funksionimit të tij”.
Të tjera
-
Kusari-Lila: Borrelli e Lajçaku s’kanë lejuar që qeveria ta hartojë konceptin e Asociacionit
Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, ka thënë ...
-
Imami kosovar thirrje Kurtit e Haxhiut: Lejoni shamitë në shkolla!
Imami Kosovar Labinot Maliqi, përmes një postimi ne facebook i ka bërë thirrj...
-
Besnik Tahiri: Nëse e bën këtë, unë i them hallall të koftë Albin Kurti
Shefi i GP-së së AAK-së, Besnik Tahiri, është shprehur i pakënaqur me punën e...
-
Marëdhënie në nivel strategjik
Kina deklaroi ngritjen e marrëdhënieve me Hungarinë Serbinë mbi nivelin e par...
-
Përbërja e re e Kuvendit të RMV-së do të jetë me 30 deputetë shqiptarë
Përbërja e re e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut do të ketë 30 deputetë shqip...
-
Firmat e sanksionuara, dikur në bashkëpronësi të Radoiçiqit, fituan miliona euro
Mbi 23.5 milionë euro. Kaq fituan tri kompani ndërtimi në Serbi, të cilat gje...
-
Kurti: Vazhdojnë të mblidhen dëshmitë e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka takuar drejtorin ekzekutiv të Institut...
-
Gjenerali amerikan merr detyrën e shefit të shtabit të KFOR-it në Kosovë
Gjeneral brigade Arthur J. Garffer nga ushtria amerikane ka marrë zyrtarisht ...
-
Bajrami – Gërvallës: S’mbulohën dështimet në politikën e jashtme me të pavërteta për ekonominë e Kosovës
Hykmete Bajrami, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, i ka reaguar, min...
-
Abdixhiku takon delegacionin 30 anëtarësh të CSU-së: LDK-ja i ruan dhe i kultivon raporte me forcat kryesore evropiane
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, njofton se ka mirëpritur delegacionin 30 anët...
-
Skandaloze: Në parcelën ku duhet të ndërtohet një çerdhe në Prishtinë, po ngrihet një objekt banesor
Një skandal i madh, i pa parë deri më tash po ndodh në komunën e Prishtinës, ...
-
Bashkëluftetari i Ilir Konushevcit: S’kemi menduar kurrë se do t’i bëhej pritë në shtetin që kishim më së shumti besim
Sot janë bërë 26 vjet që nga rënia e heroit të kombit, Ilir Konushevci, bashk...