Lajme

Nis protesta para Policisë së Kosovës (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 12:03 | 07 February 2019

Në organizim të Iniciativës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë, të enjten po mbahet protestë para Policisë së Kosovës.

Kjo protestë është organizuar pas rastit të abuzimit seksual të 16-vjeçares në Drenas nga profesori i saj, e më pas dhe nga polici hetues.

‘Shtet përdhunues’, ‘Përdhunuesit në burg’, ‘Ti nuk je hetues je përdhunues’, ‘Bac na e nxijtën ftyrën’, kanë shkruar ata në disa pankarta, shkruan lajmi.net.

-Advertisement-

Protesta po zhvillohet para stacionit kryesor të Policisë së Kosovës në Prishtinë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera