Lajme

Nis mësimi në 5 shkolla të Kamenicës

Autori: Gazeta inFokus 11:51 | 29 September 2021

Disa shkolla të Kamenicës kanë filluar mësimin një ditë me vonesë për dallim nga komunat e tjera.

Ushtruesi i detyrës të Drejtorit të Arsimit Drilon Ramabaja në një prononcim për Gazetën Infokus, deklaroi se nxënësve të kësaj komune i është mundësuar mësimi.

“Ato shkollat nuk kanë qenë të fuzionuar, atyre nxënësve iu kena ofru mësimin në shkolla ku janë fuzionu në bazë vendimit të komunës” tha Ramabaja.

-Advertisement-

Sipas tij janë bërë të gjitha përgatitjet, prej dezinfektimit të shkollave e deri tek shpërndarja e teksteve shkollore.

Problemi me këto shkolla është që nga viti 2019-2020 pas reformave në arsim nga kryetari i komunës së Kamenicës Qëndron Kastrati.

Kastrati kishte thënë që mësim cilësor nuk do të ketë nëse ka numër të vogël të nxënësve në klasë.

Por, këtë vendim e kishte kundërshtuar SBASHK-u duke mbajtur grevë në shkollat e Kamenicës.

Pos tyre edhe prindërit ishin kundër duke mbajtur protesta dhe duke mos i dërguar nxënësit në shkolla./Gazeta Infokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera