Nis kampionati arab, 1.2 miliardë euro të shpenzuara për të habitur botën!
Autori: Gazeta inFokus
09:54 | 09 August 2023
Në Riad temperatura këto ditë vërtitet rreth 40 gradë C, por të premten klima do të ndizet edhe më shumë, pasi nis Saudi Pro League, apo Roshn Saudi League sipas emrit të sponsorit. Në Jedah, mbi Detin e Kuq, 5 milionë banorë, është në program sfida mes të zotëve të shtëpisë Al Ahli dhe të sapongjiturës Al Hazem, dhe priten 25 mijë spektatorë, por padyshim që këtë sezon Arabia Saudite do të ketë shumë më tepër sy mbi të, nisur nga bumi që ka bërë në merkaton e kësaj vere.
Cristiano Ronaldo hapi rrugën për në Riad, një kampionat me 18 skuadra që brenda pak kohësh është bërë kaq i pasur në yje. Kanë arritur aty këto muaj, mbi 50 lojtarë nga Europa dhe Amerika e Jugut, pasi janë shpenzuar mbi 450 milionë euro në kartona lojtarësh dhe plot 750 milionë euro në paga vjetore. Cristiano Ronaldo shkoi gratis në Riad, por paguhet 200 milionë euro në sezon, pas tij shkuan fituesi Topit të Artë Karim Benzema, lojtarë nga Serie A Kalidou Kulibaly, Marcelo Brozovic, Milonkovic Savic, Kessie dhe yje të Premier dhe Bundesligës si Firmino, Sadio Mane, Henderson, Fabino e Kante, përvec elementëve të tjerë si braziliani Malcom nga Zeniti, portugezi Ruben Nevers, Fofana, Jota apo Moussa Dembele dhe nuk ka mbaruar këtu.
Priten të tjera goditje deri në 20 shtator, pasi nëse Messi e Modric, apo Lukaku kanë refuzuar ofertat saudite, merkatoja aty është e hapur deri në 20 shtator dhe pritjen të tjera afrime. Për cdo klub lejohen 8 të juaj, vetëm 4 të mëdhenjtë, Al Nassr dhe Al Hilal të Riadit, Al Ahli e Al Ittihad të Jedah kanë ende nga 2 vende të lira, ndërkohë që 14 klubet e tjera që janë në pronësi të Ministrisë së Sportit kanë në dispozicion shumë vende të lira. 4 skuadrat e mëdha janë në pronësi të PIF , Public Investment Fund, fondit të investimeve të shtetit që ka në dispozicion rreth 650 miliardë, po 650 miliardë euro.
Natyrisht që nuk do të investohen të gjitha vetëm për futbollin, pasi qëllimi i fondit është të zhvillojë Arabinë Saudite edhe në nivel ekonomik, kulutorër dhe social. Dhe sporti si argëtim është vendimtar duke qenë se këto vite sauditët kanë investuar te motorët, Formula Një, golfi, tenisi e sportet ujore. Strategjia e quajturi “Vizioni 2030” e lancuar në 2016 nga princi trashëgimtar bin Salman Al Saud, ka si objektiv që vendi të shkëputet nga varësia e naftës dhe të zhvillohet edhe në sektorë të tjerë si sporti e turizmi.
Është investuar edhe te trajnerët, nga Gerrard te Jesus transferimet e stolave, janë plot 11 teknikë të huaj nga 18 skuadra gjithsej. Al Ettifaq i Dammam në Gjirin Persik , qyteti i tretë në vend nga popullsia, tani drejtohet nga legjendë e Liverpul Gerrard, Jorge Jesus ishi i Benfikës dhe kampion i Libertadores me Flamengon është te Al Hilali i Milinkovic Savic.
Portugezi tjetër ish i Shakhtarit Luis Castro është me Ronaldon te Al Nassr. 35 vjecari gjerman Mathias Jaisle ka shkuar nga Salzburgu te Al Ahli i Mahrez. Ishi i kombëtares kroate Slaven Bilic te Al Fateh. Padyshim që paralajmërohet një kampionat që ka interes dhe kërkon rritjen. Në Arabi kanë vendosur ta marrin seriozisht futbollin.

T� tjera
-
Shqipëri/ Aksidenti në autostradën Fier-Vlorë, humb jetën shefi i Krimeve të Rënda
Ka ndërruar jetë në aksidentin e rëndë të ndodhur pak minuta më parë në autos...
-
Prokuroria Speciale nis hetimet për incizimet ku Halil Thaçi tregon se si bashkë me Kurtin kurdisi konkursin në KEK
Prokuroria nis hetimet për audio-incizimin që VOX Kosova publikoi, ku Thaçi t...
-
Alarmon AUV, tërhiqet nga tregu VITA 3.2%
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka urdhëruar tërheqjen e menjëhers...
-
Tragjedi në Gjermani: Dy të rinj nga Rahoveci humbin jetën në aksident
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të dielën në Gjermani, ku kanë humbur...
-
Çitaku: Pas rivotimit, ndërkombëtarët të kontribuojnë në ndryshimin e Ligjit për Specialen
Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në ...
-
Kosova dhe Austria drejt nënshkrimit të marrëveshjes për sigurime sociale
Ministri i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka p...
-
OVL-UÇK: Nuk kemi besim në Dhomat e Specializuara, asnjë aktgjykim nuk e ndryshon të vërtetën historike të luftës
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK)...
-
Të shtëna me armë në Gjakovë, dyshohet për një person të plagosur
Një incident dyshohet se ka ndodhur gjatë pasdites së sotme në Çarshinë e Mad...
-
Pas tetë vitesh në krye të Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta emërohet këshilltar në Ferizaj
Kolonel Lumni Graishta, pas afro tetë vitesh në pozitën e drejtorit rajonal t...
-
Lista Studentore e ftuar në Forumin për Zgjerimin në Bruksel, Baucal flet për rivendosjen e marrëdhënieve me fqinjtë
Përfaqësuesit e Listës Studentore që i fitoi zgjedhjet në Serbi po marrin pje...
-
Nesër verdikti në Hagë për rastin e pengimit të drejtësisë, çfarë pret profesori nga Universiteti i Amsterdamit
Dy muaj pasi u dënua me 25 vjet burgim për krime lufte, ish-presidenti i Koso...
-
Një muaj paraburgim për Astrit Haraqinë dhe grupin e arrestuar dje në Prishtinë
Astrit Haraqia dhe personave të tjerë të arrestuar dje në Prishtinë u është c...




























