Lajme

Prokuroria Speciale nis hetimet për incizimet ku Halil Thaçi tregon se si bashkë me Kurtin kurdisi konkursin në KEK

Autori: Gazeta inFokus 18:59 | 16 November 2026

Prokuroria nis hetimet për audio-incizimin që VOX Kosova publikoi, ku Thaçi tregon se si bashkë me Kurtin kanë kurdisur konkurs pune në KEK.

Prokuroria Speciale ka nisur hetimet për audio-incizimin që e publikoi VOX Kosova, ku Kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi, tregon se si ai bashkë me Kryeministrin Albin Kurti, kanë kurdisur një konkurs pune në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), në kohë zgjedhjesh.

“Lidhur me çështjen për të cilën keni adresuar pyetje, ju njoftojmë se Prokuroria Speciale ka inciuar hetimet, sipas detyrës zyrtare nga informacionet e publikuara në media dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me legjislacionin në fuqi, me qëllim të ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave dhe fakteve që ndërlidhen me rastin”, kanë thënë nga Prokuroria për VOX Kosova.

-Advertisement-

Audio-incizimin VOX Kosova e publikoi më 12 nëntor. Ai është realizuar me një odë në Obiliq, mes datave 12 tetor e 9 nëntor 2025, në periudhën e balotazhit në Obiliq, ku Thaçi përballej me Xhafer Gashin.

Aty, Thaçi u tregon votuesve potencialë të vet se si në balotazhin e parë, atë të vitit 2021, Kryeministri Kurti, me qëllimin që t’ia fitojë zgjedhjet Vetëvendosjes në Obiliq, kishte ndikuar të hapej konkurs për 150 vende pune në Korporatën Energjetike të Kosovës.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy