Nipi detyrohet t’ia jap dajës 45 mijë euro, akuzohet se e kishte lidhje dashurie me gruan e tij

Autori: Gazeta inFokus
09:44 | 09 May 2022
Një person është detyruar t’ia jap dajës së tij 45 mijë euro, për shkak se pleqtë e fshatit e kishin dënuar atë në bazë të traditave, duke e akuzuar se kishte një lidhje dashurie me gruan e këtij të fundit.
Në artikullin e publikuar nga Gazeta Sinjali thuhet se ky rast ka ndodhur në fshatin Carallukë të Malishevës, dhe se çdo gjë filloi të bëhet e ditur prej momentit kur gruaja e përfshirë, kishte shkuar në polici dhe kishte deklaruar se ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, pasi ai i kishte thënë se ajo e kishte tradhtuar.
Sipas burimeve, personi me të cilin akuzohej se gruaja e tradhtoi bashkëshortin e saj ishte nipi i familjes së këtij të fundit. Për t’i rregulluar raportet familjare, në emër të nderit, nipi u detyrua të paguajë. Pleqtë e lagjes ia shqiptuan atij një dënim, duke e detyruar të paguajë 45 mijë euro, si dëmshpërblim për kthim të nderit të familjes.
Vjehrri i saj e ka pranuar se pleqtë e lagjes e kanë dënuar nipin e familjes me 45 mijë euro, duke u pajtuar që kjo shumë e parave të paguhet dy herë radhazi, pjesa e parë prej 25 mijë eurosh në ditën e gjykimit me Kanun, kurse 20 mijë euro të tjera të paguhen më 10 gusht, thuhet në artikull.
Në raportin 24 orësh të policisë flitet për një rast detyrimi në Malishevë, por nuk janë dhënë detaje nëse bëhet fjalë për të njëjtin rast.
“Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se ishte detyruar nga i dyshuari mashkull kosovar që të paguajë një shumë parash lidhur me një mosmarrëveshje. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
Të tjera
-
Rusia tenton të rrethojë dy qytete kyçe në Donbas
Forcat ukrainase ndoshta do të duhet të tërhiqen nga Severodonjeck, një prej ...
-
Publikohen pamjen nga vendi i ngjarjes ku ndodhi vrasja në Ferizaj
Në orët e para të mëngjesit të sotëm Ferizaj është tronditur nga një vrasje e...
-
Zyrtarja e BE-së nis peticion për liberalizim vizash për Kosovën
Një këshilltare lokale e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger ka nisur një p...
-
Pupovci flet për sulmin ndaj bashkëshortes së tij: Ia kemi lënë drejtësisë
Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin ...
-
Vritet një burrë në Ferizaj, i dyshuari kapet në vendin e ngjarjes me armë në dorë, plagoset nga Policia
Policia e Ferizajt përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se një pe...
-
Sulmohet seksualisht një e mitur në Fushë Kosovë
Një person është arrestuar mëngjesin e së premtes në Fushë Kosovë, nën dyshim...
-
Lipjan: I mituri therrë me thikë bashkëmoshatarin e tij
Një i mitur ka therë me thikë një të mitur tjetër pasditen e së premtes në Li...
-
Aksident me fatalitet në rrugën Kllokot – Viti, vdes një motoçiklist
Një person ka humbur jetën mbrëmjen e së premten në rrugën Kllokot – Viti, si...
-
Avokati i Popullit: Kodi Civil të sigurojë të drejtat e barabarta për personat e sekseve të njëjta
Marrëdhëniet familjare të personave me sekse të njëjta duhet të njihen dhe të...
-
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit, shqyrtohet edhe çështja e Trustit
Të hënën duke filluar nga ora 11:00 do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuve...
-
Ish-zëvendësministri dhe anëtari i kryesisë së PDK-së, publikon video ku shtihet me armë
Ish-zëvendësministri i Qeverisë së Kosovës, njëherit edhe anëtarë i kryesisë ...
-
Sulmon policët, arrestohet 20 vjeçari në Suharekë
Njësiti patrullues i Stacionit Policor në Suharekë, gjatë shqiptimit të një t...