Sport

Niko Kovaç tregon të ardhmen e James

Autori: Gazeta inFokus 10:59 | 20 July 2018

Trajneri i ri i Bayern Munchen, Niko Kovaç ka bërë të pamunduren për t’i dhënë fund çdo thashethemeje për një kthim të mundshëm  të James Rodriguez në Real Madrid këtë afat kalimtar, shkruan GazetaFokus.

Raportet në ditët e fundit kanë shpërthyer në media në lidhje me një kthim të mundshëm të lojtarit në  Santiago Bernabeu, por realiteti është se ai ende ka një marrëveshje me Bayernin deri në verën e vitit 2019.

Duke folur në një konferencë për shtyp para miqësores së parë të Bayernit e cila zhvillohet të shtunën kundër Paris Saint-Germain, Kovac ishte i bindur në qëndrimin e tij se kolumbiani është në planet e tij për këtë sezon.

-Advertisement-

LEXO EDHE: Swansea afër transferimit të mesfushorit të Kosovës (FOTO)

“Në lidhje me James, unë vetëm e di se kemi një marrëveshje, e cila është ende e vlefshme,” tha ai.

“Gjithëçka është e qartë se James do të qëndrojë në Bayern”, ka deklaruar Kovac.

Fakti është se pas ardhjes së  Julen Lopetegui në Real Madrid, ai mori në kontakt Jamesin në një përpjekje për të lehtësuar kthimin e tij:

Kjo, megjithatë, është një objektiv që, me sa duket, dhe siç konfirmohet tani nga vetë Kovac, është e pamundur. /GazetaFokus.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera