Ngritet kallëzim penal ndaj zëvendësministres së Jashtme, Liza Gashi

Autori: Gazeta inFokus
17:13 | 16 January 2023
Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) ka ngritur kallëzim penal ndaj zëvendësministres së Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Liza Gashi.
Kallëzimi penal është pranuar në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.
“Ju njoftoj se Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit me datë 09 shkurt 2022, ka pranuar kallzimin penal kundër Liza Agim Gashi zv. Ministre në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit për “Betimi për Drejtësi”.Të ngjajshme
Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit tutje bën të ditur se prokurori kompetent rastin në fjalë e ka dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.
“Prokurori kompetent nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, rastin në fjalë më datë 10 shkurt 2022, e ka derguar për trajtim të mëtutjeshëm në Prokurorinë Themelore në Prishtinë”, përfundon përgjigja e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, dhënë për “Betimi për Drejtësi”.
Ndryshe, krahas zëvendësministres së Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, lëndë në Prokurorin e Shtetit ka edhe ministrja e kësaj Ministrie, Donika Gërvalla.
Rasti i Gërvallës për “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare” është në fazën e hetimeve në Prokurorin e Shtetit.

Të tjera
-
Dodik e shmang paraburgimin, paraqitet vullnetarisht në Prokurorinë e Bosnjës
Lideri i serbëve të Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik, e ka shmangur vuaj...
-
Aksident zingjiror mes disa veturave në Veternik
Një aksident zingjiror ka ndodhur para pak minutash në Prishtinë, saktësisht ...
-
Policia në Mitrovicë parandalon përleshje mes të rinjve, arrestohen 15 persona
Një përleshje e planifikuar fizike mes dy grupeve të rinjsh është parandaluar...
-
Zja*rri përfshin majën e Goleshit në Drenas, pamje alarmante nga vendngjarja
Një zjarr i madh ka shpërthyer sot në majën e malit të Goleshit në Drenas, du...
-
E pazakontë në Pejë: Mjeku nxjerr protezën e dhëmbëve nga lukthi i një pacienti
Një intervenim i pazakontë është bërë në spitalin e përgjithshëm të Pejës. ...
-
Alarmon avokati Fetahu: Komisioni i fshehtë në Kuvend është jo kushtetues, çdo deputet që e voton e shkel Kushtetutën
Avokati i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Fetahu, ka ngritur shqetësim ...
-
Aktakuza ndaj Damkës, Musliu-Shoshi: Hap i rëndësishëm drejt zbardhjes së skandalit që e kemi denoncuar
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka përshëndetur aktakuzën që Prokur...
-
OKB: 613 palestinezë janë vr*arë në pikat e shpërndarjes së ndihmave humanitare në Gaza
Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut ka njoftuar këtë të prem...
-
“Toka e Babës” – Rifat Smani tregon se është një nga problemet më të mëdha të shqiptarëve, për këtë arsyje nisi serialin e ri
Rifat Smani, një prej aktorëve më të njohur në skenat shqiptare, ka filluar n...
-
Osmani: Sot edhe Kosova feston krah për krah me Amerikën
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në përvjetorin e 249-të të Pavarësisë së ...
-
Kurti takohet me dy deputetë britanikë
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot në...
-
Haziri: Vendimi i Kushtetueses është kristal i qartë, por po keqinterpretohet nga LVV
Lutfi Haziri, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se ve...