Sport

Ngjarje e tmerrshme/ Sportisti 31-vjeçar sulmon me thikë dy motrat e tij

Autori: Gazeta inFokus 23:13 | 08 January 2021

Një ngjarje e tmerrshme është regjistruar ditën e sotme. Luftëtari i MMA Irvin Rivera (31 vjeç), u arrestua në Florida, teksa tentoi të vriste dy motrat e tij.

Rivera është  luftëtar i peshave të lehta në UFC, i njohur si ‘Bisha’, teksa u bë protagonist i ngjarjes makabre.

Motra e vogël 22-vjeçare e Rivera u gjet e shtrirë dhe e mbuluar me gjak me plagë të shumta në të gjithë shpinën, kokën dhe krahun’, sipas një raporti të policisë.

-Advertisement-

Ajo zbuloi para efektivëve të  policisë se ishte goditur me thikë dhe se motra tjetër, 33-vjeç, ishte në shtëpi dhe gjithashtu ishte sulmuar.

Për fat të mirë, 22-vjeçarja arriti të shpëtonte gjatë skenës së përgjakshme të vëllait të saj, dhe menjëherë njoftoi policinë. Patrulla arriti shpejt dhe arrestoi njeriun e çmendur.

Sipas dëshmitarëve okularë, 22-vjeçarja, identiteti i së cilës nuk u njoftua nga policia lokale, tha se autori ishte vëllai i saj, dhe se motra e saj ishte akoma në shtëpi. Ajo u gjet shpejt, gjithashtu me plagë të shumta gjë iu shkaktuan nga thika.

Mësohet se të dyja motrat e boksierit, u nisën urgjentisht në spital dhe se njëra prej tyre është në një gjendje të qëndrueshme dhe tjetra është në gjendje kritike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera