Bislimi pas takimeve në Bruksel: Sorensen javën tjetër dërgon anëtarët e ekipit të tij në Kosovë dhe Serbi, vetë mund të vijë në korrik

Autori: Gazeta inFokus
20:44 | 10 June 2025
Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi ka marrë pjesë sot në takimin në Bruksel në kuadër të procesit të dialogut. Pas takimit, ai ka paralajmëruar se Sorensen mund të zhvillojë vizitë në Kosovë dhe Serbi, teksa tha se javën tjetër ai do të dërgojë dy nga anëtarët më të ngushtë të ekipit për të grumbulluar informata.
Bislimi ka bërë me dije se kanë zhvilluar takimin e parë trilateral me ndërmjetësuesin e ri të BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.
Ai tha se në takim kanë diskutuar për zbatimin e Marrëveshjes Bazike.
“Ideja ka qenë që sot të kemi tri tema të ndryshme që trajtojmë. Në pjesën e parë jemi dakorduar për principet sesi duhet të udhëhiqen takimet në trilateral tash në kohën e z. Sorensen dhe aty mendoj që kemi arritur një dakordim të përgjithshëm. Në pjesën e dytë që ka qenë pjesa qendrore e takimit të sotëm kemi diskutuar për ecjen përpara me zbatimin e Marrëveshjes Bazike ku palët kemi treguar idetë tona se si mendojmë që mund të sigurohemi që Marrëveshja Bazike zbatohet”, ka deklaruar Bislimi.
Bislimi tha se u është dhënë kohë që në takimin e radhës të sjellin në mënyrë të shkruar idetë “se si mund të sigurohemi që versioni i sekuencimit të cilin kemi përfundu me z. Lajçak duhet të bëhet i pranueshëm për palët dhe të ecim tutje”.
Bislimi ka bërë me dije se në takimin bilateral pastaj, kanë diskutuar edhe për çështjen e personave të pagjetur.
Ai ka paralajmëruar se Sorensen mund të zhvillojë vizitë në Kosovë, teksa tha se javën tjetër ai do të dërgojë në Kosovë dhe Serbi dy nga anëtarët më të ngushtë të ekipit për të grumbulluar informata.
“… ideja ime është që z. Sorensen ka pak a shumë një vizion të qartë se si do të ecë në takimet e radhës e poashtu është dakorduar që javën tjetër të dërgojë në Kosovë dhe Serbi dy nga anëtarë të tij më të ngushtë të ekipit që të grumbullojë informata shtesë, pastaj mbase edhe të vijë vetë në fillim të muajit korrik në Kosovë dhe Serbi për të parë se cili duhet të jetë hapi i radhës. Kjo për mua tregon që ai ka një investim të madh në proces, ka dëshirë që të shohë rezultate, por ju e dini se deri më tani Serbia e ka sabotuar çdo hap të procesit dhe nuk është lehtë që të vendoset në binarë apo në trajektore të re”, ka deklaruar Bislimi.
Në fund, Bislimi tha se ideja e Sorensen është që të bëjë edhe një takim gjatë muajit korrik, para se EEAS të shkojë në pushim të verës.

Të tjera
-
BE gjobiti Greqinë me 400 milionë euro për mashtrim në lidhje me subvencionet bujqësore
Komisioni Europian i vendosi Greqisë një gjobë të lartë prej gati 400 milionë...
-
Kryeministri britanik: Trump nuk ka dhënë asnjë indikacion se ShBA’ja do të përfshihet në konfliktin Izrael-Iran
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer, ka thënë se Presidenti i Sht...
-
Trump: Tani e kemi nën kontroll të plotë hapësirën ajrore të Iranit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se tan...
-
Rama, pas ndërprerjes së grevës nga “Pastrimi”: U pajtuam me punëtorët, por kjo s’do të thotë se pajtohemi me qasjen e menaxhmentit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas ndërprerjes së grevës së...
-
Dështimi i 33’të në Kuvend, Kushtetuesja thotë se po i “shqyrton të gjitha aspektet e çështjes”
Sot për herën e 33’të ka dështuar konstituimi i kuvendit. Skenari qe i njëjti...
-
Luan Krasniqit i vdes vëllai
Ish-boksieri kosovar, Luan Krasniqi, ka njoftuar se ka vdekur vëllai i tij i ...
-
Ramosaj te varri i Hilmi Haradinajt: Me nder e me lavdi do të përkujtohet emri yt
Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka shkuar te varri i Hilmi Haradinajt, ng...
-
Zja*rrfikësit vënë nën kontroll zja*rrin në parkun e Sllatinës
Disa orë më herët është raportuar për një zjarr te Parku i Pishave në Sllatin...
-
KFOR-i italian patrullon në vijën kufitare
Ushtarë italianë të KFOR-it kanë kryer patrullime të pavarura përgjatë vijës ...
-
Merren vesh Komuna dhe “Pastrimi” për ndërprerjen e grevës
Është arritur marrëveshje mes Komunës së Prishtinës dhe “Pastrimit” për ndërp...
-
Shtyhet intervistimi i kryetarit të Listës Serbe për barrikadat e 2022-ës
Intervistimi i kryetarit të Listës Serbe, Zlatan Elek, nga ana e Prokurorisë ...
-
Popullsia e Kosovës u zvogëlua për afro 18 mijë banorë në vitin 2024
Popullsia rezidente e Kosovës ka shënuar një rënie të konsiderueshme gjatë vi...