Ngjarja e Ajovas, Donald Trumpi planifikon të sulmojë guvernatorin DeSantis

Autori: Gazeta inFokus
22:02 | 07 July 2023
Njerëzit po udhëtojnë nga shteti i Nebraskës në Ajovën fqinje për të ndjekur fushatën e ish-presidentit Donald Trump.
Kandidati kryesor presidencial republikan për vitin 2024 planifikon të marrë pjesë në aktivitetin më të madh të fushatës në gati katër muaj, me një fjalim para mijëra njerëzve në një stadium në pjesën perëndimore të Ajovas.
Zoti Trump do të përdorë ngjarjen e së premtes në distriktin Council Bluffs për të sulmuar rivalin e tij kryesor republikan, guvernatorin e Floridës, Ron DeSantis, për kundërshtimin që ai i ka bërë udhëzimit federal për etanolin, një karburant i rinovueshëm. Shteti i Ajovës udhëheq vendin në prodhimin e etanolit. Banorët e Nebraskës mund të marrin pjesë në ngjarjen e Ajovas, por nuk mund të marrin pjesë në zgjedhjet paraprake të këtij shteti.
Si ligjvënës nga Florida, zoti DeSantis ishte ndër propozuesit e një projekt-ligji në vitin 2017 që do t’i jepte fund menjëherë standardit të karburantit të rinovueshëm, një pozicion në përputhje me konservatorët fiskalë që i shohin kufizimet e tilla si tejkalim të rolit të qeverisë.
Si kandidat, Donald Trumpi ka promovuar urdhërin ekzekutiv që nënshkroi si president për rritjen e shitjes me pakicë të karburantit që përmban 15% etanol.
Kandidatët e shumtë presidencialë republikanë për vitin 2024 kanë kaluar shumë kohë gjatë muajve të fundit në Ajova, shteti ku fillojnë zgjedhjet paraprake. Në qershor, më shumë se 12 kandidatë, përfshirë guvernatorin DeSantis, ish-nënpresidentin Mike Pence, ish-ambasadoren e Kombeve të Bashkuara Nikki Haley dhe senatorin amerikan Tim Scott nga Karolina e Jugut, morën pjesë në mbledhjen vjetore të fondeve të senatores Joni Ernst “Roast and Ride”, që nisi një sezon veror të ngarkuar të fushatës.
Donald Trump-i, kandidati kryesor i republikanëve, bëri fushatë në zonën e Des Moines muajin e kaluar, duke u takuar me ligjvënësit e shtetit, pastorë konservatorë me ndikim, dhe vullnetarë të fushatës.
Kjo vizitë erdhi rreth një javë përpara se ai t’i ngriheshin akuza federale që kanë të bëjnë me të dhënat e klasifikuara që ai mbante në shtëpinë e tij në Palm Beach të shtetit të Floridës

Të tjera
-
Arrestohen dhe ndalohen nënkoloneli dhe kapiteni policor të suspenduar në Pejë
Janë arrestuar dhe ndaluar nënkoloneli Prek Tuna dhe kapiteni policor Nexhat ...
-
Digj*et një depo me mjete pune në Rogovë të Hasit, s’ka të lënduar
jarrfikësit e Gjakovës kanë njoftuar për një ndërhyrje të shpejtë në Rogovë t...
-
“A i kanë ra tash filterat a bojlerat”- Momenti kur Ganimete Musliu ironizon me Albin Kurtin, pas skandalit të KEK-ut për rëninen e të gjitha blloqeve
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka ironizuar me ...
-
Rra*hje masive mes disa personave në Shkup, përdoren edhe shufra metalike e shkopinj druri
Një incident i rrallë ndodhi sot në qarkoren e Shkupit, ku disa persona, pas ...
-
Ganimete Musliu: Në këtë ditë të rëndësishme, ndjejmë mungesën e liderëve tanë historikë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka shprehur mall...
-
Burim Ramadani: Kolapsi Energjetik të trajtohet si Sabotim ndaj shtetit
Eksperti i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani, ka reaguar ashpër pas kolap...
-
Inspektorati në veri të Mitrovicës has në mallra të skaduara në markete, i largojnë nga tregu
Inspektorati në Mitrovicën e veriut gjatë ditës së shtunë ka ndërmarrë vepri...
-
Gjykata: Ivanoviq u vr*a se s’iu nënshtrua LS-së, koka e organizimit ishte Radoiçiqi me shtetin serb
Gjykata Themelore e ka bërë përgjegjës Milan Radoiçiqin për vrasjen e ish-pol...
-
Prokurori Special: Shumë shpejt përfundon hetimi mbi dëbimin e popullsisë civile nga Kosova
Prokurori Special, Ilir Morina, ka thënë që ata shumë shpejt do të vijnë me r...
-
Çitaku uron Krasniqin pasi u rizgjodh kryetar i PDK-së: Na priftë e mbara
Vlora Çitaku, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës, ka uruar Memli Krasn...
-
Gjoshi: Do ta rrisim numrin e komunave të fituara – nga e hëna miratohen kandidaturat
Sekretari organizativ i PDK-së, Betim Gjoshi, tha se pjesë e deklaratës së ko...
-
“Nga zemra e qytetit te fusha e blertë – Bizneset e Klinës bashkohen për të ndihmuar KF Dukagjinin
Në qytetin e Klinës po zhvillohet një mobilizim i madh në përkrahje të klubit...