Burim Ramadani: Kolapsi Energjetik të trajtohet si Sabotim ndaj shtetit

Autori: Gazeta inFokus
19:27 | 21 June 2025
Eksperti i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani, ka reaguar ashpër pas kolapsit energjetik në vend, duke e cilësuar këtë situatë si rezultat i një sabotimi të mundshëm që, sipas tij, ka dëmtuar sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.
Në një reagim publik, Ramadani ka ngritur dyshime serioze për veprime apo mosveprime të qëllimshme nga ana e Qeverisë dhe menaxhmentit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK). Ai ka theksuar se për katër vjet me radhë nuk janë ndërruar tubat e kazanave (ekonomizerët), ndonëse autoritetet kanë qenë të vetëdijshme për pasojat e mosmirëmbajtjes së tyre.
“Ka elemente të dukshme, në bindjen time, për t’i trajtuar përgjegjësit në Qeveri dhe në KEK përmes dyshimit të veprës penale të Sabotimit. Pse nuk janë ndërruar tubat e kazanave kur është dashur, duke qenë saktësisht të vetëdijshëm për dëmin që e shkakton mosndërrimi i tyre?”, ka shkruar Ramadani.
Ai ka kërkuar reagim të menjëhershëm nga institucionet e drejtësisë, duke theksuar se shteti ligjor duhet të veprojë dhe të hetojë përgjegjësit për këtë kolaps që, sipas tij, ka dëmtuar interesin publik dhe sigurinë kombëtare.
“Ka dyshime për Sabotim, gjë që është e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës,” ka shtuar më tej ai.
Kolapsi i fundit energjetik ka shkaktuar reagime të shumta në publik dhe politikë, ndërsa institucionet përgjegjëse nuk kanë dhënë ende një përgjigje të plotë për shkaqet teknike dhe menaxheriale të situatës.

Të tjera
-
Moti me diell në vikend, IHMK kërkon kujdes për fëmijët dhe personat me sëmundje kronike
Këtë vikend do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Instituti Hid...
-
Trump për përmbytjet në Teksas: 135 të vde*kur, dhjetëra fëmijë të zhdukur, situatë që nuk e kam parë kurrë
Presidenti amerikan Donald Trump sapo ka përditësuar bilancin tragjik në Teks...
-
Zbulohen pesë emigrantë të paligjshëm në një rimorkio kamioni në Terminalin Doganor në Ferizaj
Sot, më datë 11.07.2025, rreth orës 16:00, policia ka pranuar një informatë s...
-
Gazetari Dakaj: BIRN i Jeta Xharrës ka marrë mbi 2 milionë euro nga RTK
Në një reagim të publikuar në profilin e tij zyrtar në Facebook, gazetari dhe...
-
Realizohet Kursi i Liderit Luftarak, ushtarët e FSK-së pajisen me aftësi praktike dhe njohuri taktike
Forca e Sigurisë së Kosovës ka bërë të ditur se në Komandën e Doktrinës dhe S...
-
Përgjimet e reja të Bllacës:”Nëse s’më ndihmon EULEX-i, më ndihmojnë serbët – viktimat janë të tyre”
Përgjimet e publikuara në ‘Debat Plus’ dëshmojnë se Zdenka Pumper jo vetëm që...
-
Meriton Mjekiqi dhe vëllai i tij në kërkim policor për “sul*m të rëndë”
Moderatori Meriton Mjekiqi dhe vëllai i tij janë në kërkim policor. Siç më...
-
Dardan Berisha, kandidat i PDK-së për kryetar të Suharekës
Partia Demokratike e Kosovës ka prezantuar Dardan Berishën, si kandidat për k...
-
Trump tha se parandaloi një su*lm nga Serbia – Osmani e konfirmoi, NATO s’ka koment
Presidenti amerikan, Donald Trump, në disa paraqitje të tij publike ka përmen...
-
Kos: Srebrenica, plagë e thellë në historinë evropiane
Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka përkujtuar vik...
-
Mori kritika të shumta, RTK i ndalë komentet te reagimi i Blerim Haxhiajt
Publikimi i reagimit të gazetarit Blerim Haxhiaj pasi përfitoi financiarisht ...
-
Ambasadori i SHBA-së në NATO në Ambasadën e Kosovës në Bruksel, Bajrami tregon çka folën
Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, ka pritur sot në një takim ko...