Lajme

Ngacmoi seksualisht tri të mitura, arrestohet një person në Gjakovë

Autori: Gazeta inFokus 09:45 | 09 March 2023

Një person është arrestuar të mërkurën në Gjakovë nën dyshimin se ka ngacmuar seksualisht tri vajza të mitura, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas Policisë së Kosovës, lidhur me rastin është konsultuar edhe prokurori dhe me vendim të tij i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari  kosovar nën dyshimin e kryerjes së veprës së lart-cekur ndaj tri femrave të mitura. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera