Lajme

Nga viti 2024, kështu do të ndryshojë marrja e shtesave për fëmijët

Autori: Gazeta inFokus 13:22 | 13 December 2023

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar sot se do të ndajnë nga 100 euro shtesë për fëmijët dhe pensionistët në këtë fundvit. Për fëmijët ai tha se do të ndahen nga 100 euro për secilin, porse që viteve në vijim kjo mënyrë e shpërndarjes do të ndryshojë.

Kurti tha se planifikojnë që prindërit t’i deklarojnë të ardhurat për të ndarë më pas se kujt do t’ia ndajnë 50, 100 dhe 150 euro.

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka sqaruar mënyrën se si do të bëhet kjo ndarje.

-Advertisement-

Ai thotë se do të shikohen të ardhurat e familjes, ndërkaq më pas të vendoset për subvencionin e fëmijës.

Ata që kanë më pak të ardhura si familje do të përfitojnë më shumë kurse këta që kanë më shumë të ardhura si familje të subvencionohen më pak, thotë Murati.

“Sa i përket premtimit në lidhje me këtë lloj shtese, kjo duhet të dallohet nga shtesat mujore që janë për fëmijët. Shtesat për fëmijët vazhdojnë të merren të përmuajshme, kjo është çdo vit në fund të vitit dhe ideja apo synimi që duam të arrijmë është rimbursimi i TVSH-së për një minimum jetik për të gjithë fëmijët e vendit. Nëse nisemi nga minimumi jetik prej 2 eurove në ditë që është si prag po 60 euro në muaj, 720 euro në vit si shpenzim total për minimumin jetik për secilin fëmijë mund të konkludojmë që përfarsisht 100-110 euro është pagesa e TVSH-së, që paguan një fëmijë për minimumin jetik dhe ideja ka qenë që në vend të lëvizet me normat e TVSH-së të bëhet një rimbursim i përvjetshëm, në fund të çdo viti në mënyrë që të sigurohet që asnjë fëmijë nuk ka pagu TVSH për minimumin jetik. Kjo ka qenë ideja dhe koncepti.

Këtë vit nuk kemi bë dallime në të ardhura mirëpo nga viti i ardhshëm e tutje siç e tha edhe kryeministri do të ketë përcaktim të nivelit, pra të shtesës vjetore edhe në bazë të të ardhurave. Fillimisht në programin qeverisës pragjet kanë qenë, 3 mijë, 5 mijë dhe 7 mijë euro. Niveli i të ardhurave vjetore. Normal që duhet të rishikohen këto pragje për shkak se ka lëvizje edhe të çmimeve por edhe të situatës ekonomike në vend.

Ata që kanë më pak të ardhura të përfitojnë më shumë kurse këta që kanë më shumë të ardhura si familje të subvencionohen më pak. Mirëpo shtesa është vjetore sa i përket rimbursimit të TVSH-së. Shtesat e rregullta mujore vazhdojnë si të tilla”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera