Nga LDK i përgjigjen Muratit për tatimin: Po flet të pavërteta, bizneset nuk përfitojnë nga pezullimi
Autori: Gazeta inFokus 21:39 | 28 January 2023
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i është kundërpërgjigjur ministrit të Financave, Hekuran Murati, që ka thënë se LDK-ja me propozimin e saj për faturat e tatimit në pronë dëshiron që të përfitojnë biznesmenët dhe jo qytetarët.
Bajrami në një reagim në Facebook thotë se Murati ka rënditur një mal me të pavërteta për konferencën e LDK-së.
“Për konferencën e LDK-së dhe propozimet tona paske thënë shumë të pavërteta. Krejt gabimisht propozimet tona i ke lidhë me përfitime të biznesëve.
Minister, je gabim dhe me vjen keq që je kaq injorant, e as idenë me të vogël nuk ke se çka bën ministria juaj. Këtu po t’i publikoj dëshmitë që Departamenti i Tatimit në Pronë, MFPT, në vlerësimin e fundit nuk i ka prekë fare bizneset, sepse ka qënë vlerësim për pronat rezidenciale. Bizneseve as nuk u është rritë tatimi e as nuk do të përfitojnë nga pezullimi i vlerësimit”, shkruan Bajrami ndër të tjera.
Reagimi i plotë:
Hekuran Murati i cili thotë se i ka shpërndarë 800 milionë euro ndihma qytetarëve dhe bizneseve, që dy vite, e i cili nuk e ka guximin ta publikoj asnjë listë të top 50-përfituesëve, të “200 masave të tij”, sot paska rënditur një mal me të pavërteta për konferencën e LDK-së.
Minister, mos thuaj të pavërteta!Bizneseve as nuk ju ke rritë tatimin e as nuk përfitojnë nga pezullimi i vlerësimit.
Minister, që dy vite as edhe një vendim të vetëm nuk e ke marrë për avancim dhe përmirësim të politikave fiskale, thjeshtë po bën punën e një kontibilisti, po të pëlqen të kesh bilanc pozitiv, po i varfëron qytetarët përmes tatimeve dhe mandej po bën sikur po i shbërblen ata me nga 50 e 100 Euro.
Asnjë shtet nuk është zhvilluar me politikën e lëmoshës.
Për konferencën e LDK-së dhe propozimet tona paske thënë shumë të pavërteta. Krejt gabimisht propozimet tona i ke lidhë me përfitime të biznesëve.
Minister, je gabim dhe me vjen keq që je kaq injorant, e as idenë me të vogël nuk ke se çka bën ministria juaj. Këtu po t’i publikoj dëshmitë që Departamenti i Tatimit në Pronë, MFPT, në vlerësimin e fundit nuk i ka prekë fare bizneset, sepse ka qënë vlerësim për pronat rezidenciale. Bizneseve as nuk u është rritë tatimi e as nuk do të përfitojnë nga pezullimi i vlerësimit.
Pezulloje vlerësimin ashtu siç ta kemi kërkuar e mos thuaj të pavërteta!
Shih foto 1. E-mail i dërguar nga Ministria te komunat, foto 2, kartela e një hipërmarketi i cili tatimin në vitin 2023 e ka të njëjtë si në vitin 2022.
Të tjera
-
Morën mijëra euro nga buxheti pa kryer asnjë punë, pas katër vitesh qeveria Kurti shpërbënë ndërmarrjen NKEC
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të martën ka marrë vendim që ta shpë...
-
Sami Kurteshi lirohet nga akuza për sülm ndaj zyrtarit të KQZ-së
Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Sa...
-
Miratohet nisma për lidhjen e Marrëveshjes për Sigurime Sociale me Turqinë
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot e ka miratuar Nismën për lidhjen...
-
Haradinaj kujton të rënët e 21 majit 1998
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar të...
-
Shtyhet për dy vite afati i zbatimit të Marrëveshjes IPA
Qeveria e Kosovës në mbledhje ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e Ame...
-
Daçiq: Perëndimi po ushtron presion mbi vendet që mund të mbështesin rezolutën për Srebrenicën
Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq tha sot se Perëndimi po ushtron s...
-
Pranimi në KiE “mund ta ketë fatin si liberalizimi i vizave”
Nëse Kosova nuk bën hapa të menjëhershëm drejt formimit të Asociacionit të ko...
-
Në Has hapet rruga që lidh Kosovën me Shqipërinë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se është hapur rruga që lidh...
-
Kurti godet gjyqësorin për arratisjen e Enver Sekiraqës: Dështim, reforma në drejtësi urgjencë kombëtare
Kryeministri Albin Kurti e ka nisur mbledhjen e sotme të Qeverisë, duke folur...
-
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që vodhi para në Graçanicë e Uglarë
Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton se ka kërkuar caktimin e masës së p...
-
Tahiri: Në vend së të ishte kryeministër i lekut, Kurti po bëhet ‘kryeministër i dinarit’
Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, e ka quajtur Albin Kurti “...
-
Gjermani, fillon gjyqi ndaj princitt, dyshohet si terrorist
Gjatë së martës fillon gjyqi ndaj fisnikut dhe princit të vetëshpallur, Heinr...