Lajme

Nga ky vend i Kosovës është polici i infektuar me koronavirus

Autori: Gazeta inFokus 18:13 | 28 Mars 2020

Policia e Kosovës ka konfirmuar për media se një zyrtarë i këtij institucioni është konfirmuar pozitiv me koronavirus.

Ata kanë thënë se i njëjti polic ka edhe probleme tjera shëndetësore.

Siç mësohet, ky zyrtar policor është nga Malisheva.

-Advertisement-

Deri më tani në Kosovë janë prekur 88 persona me COVID-19. Prej tyre një është shëruar plotësisht kurse një tjetër ka vdekur.

Qeveria e Kosovës ka ndarë 10 milionë euro për t’i bërë ballë virusit që është përhapur në shumicën e vendeve të botës. E ka shpallur edhe “Gjendjen e emergjencës së shëndetit Publik”, ku shtetit i lejohet të përdor secilin resurs publik e privat për ta mposhtur virusin.
Koronavirusi ka prekur shumicën e vendeve të Europës përfshirë edhe vendet e rajonit, si Shqipëria, Maqedonia, Serbia e Mali i Zi.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy