Nga Kosova po largohet edhe kapitali financiar i bizneseve vendore
Autori: Gazeta inFokus 11:16 | 16 September 2023
Kosova renditet e para ndër investitorët ballkanas në Shqipëri.
Të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë për 5 vitet e fundit, tregojnë se Kosova renditet e para për IHD.
Referuar të dhënave të fundit zyrtare të Bankës Qendrore të Shqipërisë, në tremujorin e parë të këtij viti, fluksi i investimeve të huaja nga Kosova arrin vlerën e 225 milionë eurove, duke e renditur të parën ndër vendet e Ballkanit Perëndimor.
Pas Kosovës vjen Maqedonia e Veriut me 78 milionë euro investime dhe në vend të tretë rezulton Serbia me 45 milionë euro.
Edhe nëse analizojmë të dhënat për pesë vitet e fundit, pozicionimi i Kosovës në vendin kryesues nuk ndryshon në raport me vendet e tjera të Ballkanit.
Sipas serive kohore të Bankës së Shqipërisë, prej tremujorit të dytë të vitit 2017, Kosova kryeson me flukset më të larta të parave të investuara në Shqipëri krahasuar me Maqedoninë e Veriut, Serbinë, Malin e Zi dhe Bosnje- Hercegovinën.
Mungesa e stabilitetit politik në Kosovë dhe qasja majtiste e institucioneve përballë sektorit privat i detyrojnë bizneset për alternativa dhe vende të tjera për investime!
Qeveritë e vendeve të Ballkanit Perëndimor janë mjaft aktive në kontakte me bizneset vendore e në veçanti me ato tē cilat sulmohen nga institucionet vendore që të i joshin për të bartur biznesin e tyre e në veçanti prodhimin në këto shtete.
Kapitali vendor nuk investohet vetëm në Shqipëri por edhe në vende tjera evropiane dhe më gjerë deri në Afrikën e Jugut.
Si duket Kosova edhe pas shumë viteve të çlirimit është në kërkim të rrugës së humbur e në veçanti tē rrugës për zhvillim.
Është momenti i fundit kur duhet të mendohet për shpëtim dhe zhvillim ekonomik e jo të bëhet garë për shkatërrim të ekonomisë.
Mbi të gjitha shteti e qytetarët e jo pushteti e barazia në varfëri.
Të tjera
-
Malishevë, hajdutët vodhën materialin instalues elektrik të shtëpive
Dy të dyshuar kanë vjedhur në shtëpitë e një personi në fshatin Plloqicë të M...
-
Një burrë rrah familjaren në Prishtinë
Një burrë ka ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj familjares së tij në Pris...
-
Apeli konfirmon aktakuzën ndaj ministrit Sveçla dhe tre deputetëve për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend
Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës e c...
-
Publikoi fotografi me ạrmë në rrjetet sociale, arrestohet një person
Një person është arrestuar në Skenderaj, pasi kishte publikuar fotografi me p...
-
Vajza e Sali Berishës paraqitet në SPAK
Argita Malltezi, vajza e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, ësht...
-
Prishtina sot renditet e 38-ta në botë për cilësinë e ajrit
Sot, Prishtina radhitet në vendin e 38 në botë për cilësinë e ajrit. Kësht...
-
Arrestohen pronarët e një kompanie të autobusëve, e rrạhën dhe kërcënuan një të mitur brenda stacionit në Ferizaj
Pronarët e një kompanie të autobusëve e kanë rrahur dhe kërcënuar një të ...
-
Për tri vite presidentja Osmani nuk e falë asnjë të burgosur
Mbi 100 kërkesa kanë shkuar në zyre të Presidentes Vjosa Osmani, me të vetmin...
-
Emocionon në studio infektologu kosovar, dëgjoni historinë rrëqethëse nga kontributi tij në luftë “Ajo vajzë nuk jeton më”
Në emisionin DoktorPlus me Arjeta Osmanin ishte i ftuar doktor Infektologu Ha...
-
Lajçaku njofton se u takua me zyrtaren e lartë të OKB-së: Folëm për dialogun
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar dje n...
-
Instagrami heq filtrat e bukurisë
Nga 14 janari 2025, Instagram i thotë lamtumirë filtrave të bukurisë. Harr...
-
Biden firmos shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për zjạrret në Kaliforni
Presidenti Joe Biden miratoi të mërkurën një deklaratë federale për gjend...