Lajme

Nga këto komuna të Kosovës janë 8 të infektuarit e fundit

Autori: Gazeta inFokus 18:35 | 25 March 2020

Janë konfirmuar 8 raste të reja me koronavirus në vendin tonë, duke çuar kështu në 71 numrin e të infektuarve.

Njoftim ky zyrtar nga IKSHPK.

 

-Advertisement-

” Rastet e konfirmuara pozitive janë raste kontakti prej të cilëve 4 raste janë me vendbanim në fshatin Domanek- Malishevë, 3 raste me vendbanim në Prishtinë dhe 1 rast me vendbanim në fshatin Studime e ulët-Vushtrri”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, nga data 08.02.2020 deri me 25.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 766 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera