Nga Kendall tek Rihanna: Historitë që do t’ju bëjnë të doni të metat tuaja (Foto)
Autori: Gazeta inFokus 16:17 | 16 January 2018
Shfaqja e Kendall Jenner-it me akne në fytyrë gjatë ceremonisë së Golden Globes bëri jo pak bujë…
Shumë komentues vërshuan në internet për ta kritikuar përfaqësuesen e Vogue, por modelja nuk i kushtoi shumë rëndësi. Kendall nuk është e vetmja me probleme në lëkurë, pasi edhe shumë emra të njohur kanë probleme të tilla.
Dukesha Kate Middleton vuan nga ekzema – sëmundje që shkakton tharjen, irritimin dhe skuqjen e lëkurës. Adele dhe Brad Pitt ndajnë gjithashtu të njëjtin problem.
Modelja dhe aktorja Cara Delevigne është e prekur nga psoriasis – krijimi i elementeve inflamatore (të skuqura) mbi sipërfaqen e lëkurës, të cilat mbulohen nga skuama (luspa).
“Njerëzit mendonin se sëmundja ime ishte ngjitëse dhe refuzonin të më afroheshin”, shprehet ajo në një intervistë.
Emër i njohur është modelja kanadeze Winnie Harlow. Ajo vuan nga vitiligo – mungesa e pigmenteve përgjegjës për ngjyrën e lëkurës dhe shoqërohet me njolla të dukshme. Sot, me më shumë se 2.8 milionë ndjekës në instagram, Harlow është imazhi i Swarovski, Nike, Diesel dhe pjesë e videoklipit “Lemonade” nga Beyonce dhe “Guts over fear”, bashkëpunim i Eminem dhe Sia-s.
“Historia ime është e pikturuar në lëkurë” rrëfen modelja në intervista të shumta.
Blogerja Hailey Wait, emri i të cilës u bë i njohur nga Daily Mail, publikoi një video ku tregonte si ia kishte dalë mbanë të pranonte veten. Pas shumë problemesh me bullizmin në shkollë, pasigurinë në rrugë, Hailey përkrahet nga 121 mijë ndjekës në rrjete sociale.
“Ndihem shumë mirë më lëkurën time. Është diçka që duhet ta pranoj dhe të vazhdoj përpara.”
Mund të duket përherë e kuruar në detaje, por Cameron Diaz është e prekur nga rosacea – sëmundje që shkakton skuqje të përkohshme ose të përhershme në zonën e hundës, ballit dhe faqeve, shkruan Anabel. Ylli i filmave të shumtë rrëfen se ka një lëkurë tepër të ndjeshme dhe shpesh herë i ka shkaktuar pasiguri.
Emra si Eva Longoria, Britney Spears, Natalie Portman, Rihanna, Kate Moss kanë patur probleme me puçrrat.
“Një herë në muaj unë jam e shëndoshë dhe me puçrra. Është si një javë e keqe”, thotë Rihanna.
Epo, nuk krijohemi në laboratore!
Të tjera
-
Kosova, pjesëmarrëse në takimin e 15-të në selinë e NATO-s për mbrojtjen e Ukrainës
Në Selinë e NATO-s, nën drejtimin e ShBA-së, u mbajt takimi i 15-të i radhës/...
-
Java e ardhshme me temperatura tipike dimërore, IHMK: Kujdes në komunikacion
Gjatë fundjavës pritet të marrë mot i vranët dhe me reshje bore. Nga Insti...
-
Ferat Shala në Komoran: Ky vit është një vit i fitores të Partisë Demokratike
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shal...
-
Shpresojmë që normalizimi Kosovë-Serbi të çojë te njohja e ndërsjellë, thotë Richard Verma
Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verm...
-
Daut Haradinaj në Gjilan: Numri 137 është numri që e nisi dhe do ta përfundojë autostradën
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
27-vjeçi ra në lumë në fund të vitit të kaluar, FSK-ja s’e gjeti as sonte
Policia e Kosovës dhe ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë zhvilluar n...
-
Haradinaj për gratë kosovare: Bartëset e vërteta të ndryshimit dhe zhvillimit
Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj ka mbajtur takim me gra...
-
PDK hapë zyrtarisht fushatën nesër në sallën “1 Tetori” në Prishtinë
Partia Demokratike e Kosovës hapë zyrtarisht fushatën për Zgjedhjet e Përgjit...
-
Thyhet kutia e emergjencës në BBVA, ja çka shkruhet në të
Kutia e tretë e emergjencës është thyer në shtëpinë e Big Brother Albania VIP...
-
Komandanti i ushtrisë, Joseph Aoun zgjidhet president i Libanit
Parlamenti i Libanit votoi të enjten për të zgjedhur komandantin e ushtrisë, ...
-
PDK nesër e hapë fushatën në Sallën ‘‘1 Tetori’’: Kosova mundet ma mirë
Partia Demokratike e Kosovës do të hapë nesër (11 janar) zyrtarisht fushatën ...
-
Policit hetues Idriz Gashi i vazhdohet suspendimi
Hetuesi policor, Idriz Gashi i cili ishte rikthyer sot në punë pas përfundimi...