Sport

Nga ferri në parajsë, Rudiger pranë rinovimit me Chelsea

Autori: Gazeta inFokus 13:07 | 24 October 2018

Chelsea duket se ka gjetur rrugën drejt suksesit nën drejtimin e Maurizio Sarrit, pas dështimit në sezonin e kaluar. Por bashkë me klubin “dritë” po shikojnë edhe disa lojtarë të tjerë, mes të cilëve edhe Antonio Rudiger.

Drejtuesit e Chelsea duket se janë bindur nga paraqitjet e mira të mbrojtësit, Antonio Rudiger dhe pritet t’i ofrojnë atij rinovimin e kontratës me pagë të përmirësuar.

25-vjeçari ka ende tre vite në kontratë, por drejtuesit dëshirojnë ta “shpërblejnë” për paraqitjet pozitive të tij në këtë fillim sezoni.

-Advertisement-

Me mbërritjen e Maurizio Sarrit në Londër, Rudiger është bërë një nga lojtarët më të rëndësishëm të mbrojtjes së Bluve, dhe së bashku me David Luiz, kanë formuar një dyshe thuajse perfekte në repartin e prapavijës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Oferta ekstreme e majit – dyshek memory 100€ më lirë!
-Advertisement-

Të tjera