Nga 1 prilli, 1.6 milionë euro mallra serbe kanë hyrë në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 16:06 | 06 April 2020
Mbi 1.7 milionë euro është vlera e importeve që kanë hyrë në Kosovë nga Serbia dhe Bosnja-Hercegovina nga 1 prilli, kur Qeveria, tashmë në detyrë, e Kosovës, ka hequr tarifën 100 qind ndaj produkteve të ktyre dy vendeve.
Në mallrat serbe autoritetet e Kosovës e kanë zëvendësuar këtë masë me reciprocitet, derisa ndaj Bosnjës nuk është marrë masë shtesë.
Adritatik Stavileci, zëdhënës në Doganën e Kosovës, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se 1.6 milionë euro është vlera e mallrave që kanë hyrë nga Serbia në Kosovë, ndërsa pjesa tjetër janë importe të Bosnjës në vlerë të rreth 113 mijë eurove, përcjell Gazeta inFokus.
Sipas tij, shumica e importeve janë produkte ushqimore, të industrisë kimike apo të industrisë së ndërtimit.
“Të gjitha dërgesat deri tani u janë referuar Kosovës në bazë të vendimit të Qeverisë së Kosovës dhe emërimit ndërkombëtar të Kosovës në aspektin tregtar”, ka thënë mes tjerash Stavileci.
Po ashtu është bërë e ditur se gjatë kësaj periudhe Kosova ka eksportuar mallra në këto dy vende në vlerë të 240 mijë eurove.
Taksa 100 për qind ishte vënë nga qeveria e kaluar në Kosovë në nëntor të vitit 2018.
Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar në vazhdimësi pezullimin e kësaj mase, ndërkohë që zyrtarët amerikanë së fundmi kanë thënë se nuk përkrahin as masën e reciprocitetit ndaj mallrave serbe./ REL
Të tjera
-
Të shtëna armësh në Prishtinë
Mbrëmjen e sotshme në Prishtinë, në afërsi të një pompe derivatesh, ka pasur ...
-
Gazeta ukrainase: Më e udhës Kyivi ta zgjedh partnere Kosovën se Beogradin prorus -humbje historike për Serbinë në Strasburg
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE), të martën në mbrëmje vo...
-
Hoxhaj në Austri takon ish-kancelarin Kurz dhe deputetë austriakë, ka një kërkesë për ta
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, k...
-
Prindon Sadriu i gëzohet çmimit që e mori Presidentja: Krenar me ty
Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani i është ndarë çmimi Evropian nga shoqëria...
-
Maqedonci ngre alarmin: Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi me Serbinë ...
-
Gërvalla takon ambasadorin amerikan – diskutuan për këto çështje
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar ta...
-
ShBA do të vërë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB
ShBA do të ushtrojë të drejtën e vetos nesër në një takim të Këshillit të Sig...
-
I vazhdohet paraburgimi Thaçit, Veselit dhe Bahtjarit
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për të...
-
Panairi i Kantonit, një mundësi për zgjerimin e komunikimit në fushën e biznesit
Kryeministri kinez Li Qiang u shpreh gjatë takimit me biznesmenët e huaj, pje...
-
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Një tërmet më magnitudë 5.6 ballë është regjistruar në Turqi në provincën e T...
-
Abdixhiku organizon tubime përkrahëse për eurodeputetët mbështetës të Kosovës
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se kë...
-
Osmani takohet me ambasadorin francez, u diskutuan mbajtja peng e kosovarëve dhe arrestimet e policëve në zonat kufitare
Presidentja Vjosa Osmani priti në takim Ambasadorin e Francës në Kosovë, Oliv...