Lajme

Nga 1 janari një biletë mund të shfrytëzohet për të gjitha linjat/ Nënshkruhet kontrata 8 vjeçare me 24 kompani

Autori: Gazeta inFokus 09:43 | 07 October 2024

I pari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se dita ditës po përmisohen kushtet në tranportin publik.

Rama ka thënë se po bënë shumë ndryshime në kryeqytet në të mirë të qytetarëve.

“Sot është një ditë që shënon një transformim të kryeqytetit, ne po e ndërlidhim transportin privat. Sektori privat që ka funksionuar me kontrata 1 vjecare tani e tutje do ti kene 8 vjecare. Me këtë kontratë qytetarët do të kenë vetëm një biletë qe vlenë për të gjithë transportin urban. I kemi 24 kompani që do e nënshkruajnë kontratën me ta. Me kontrata 8 vjecare secili prej jush keni me pas mundësi të bleni autobusë të rinj, ndoshta edhe elektrik”, ka deklaruar Rama.

Rama sot ka nënshkruar kontratën me 24 operatorë privatë të transportit publik.

-Advertisement-

Përmes kësaj kontrate, operatorët privatë do të paguhen sipas kilometrave të realizuar.

Rama ka thënë se pjesë të ndryshme të qytetit kanë nevojë për ndryshime të linjave, andaj edhe po punojnë në këtë drejtim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera