Sport

Neymar vazhdoi kontratën me PSG, vjen reagimi i Pochettinos

Autori: Gazeta inFokus 18:24 | 08 May 2021

Sulmuesi brazilian, Neymar, ka vazhduar kontratën e tij me Paris Saint German, shkruan Gazeta inFokus.

29 vjeçari do të qëndroj në kryeqytetin francez deri në vitin 2025.

Këtij vendimi të Neymarit  iu gëzua shumë edhe trajneri, Pochettino, i cili tha se potenciali i një lojtari si Ney mund ta përmirësoj ekipin.

-Advertisement-

“E gjithë familja e PSG është e lumtur me rinovimin e kontratës të një lojtari si Neymar. Ne jemi të gjithë të lumtur. Sfida për lojtarët tanë, është t’a shfrytëzojnë talentin individual dhe ta vënë në shërbim të ekipit. Potenciali individual mund të përmirësojë ekipin “, tha Pochettino.

Vlenë të cekët se para rinovimit të kontratës, Neymar kishte marrëveshje deri në qershor të vitit 2022./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera