Sport

Neymar s’largohet pa ia gjetur zëvendësuesin, thotë trajneri i PSG

Autori: Gazeta inFokus 09:35 | 19 August 2019

Trajneri i Paris Saint-Germain, Thomas Tuchel, ka përjashtruar mundësinë e largimit të yllit të skuadrës Neymar.

Ai ka thënë se braziliani nuk do të mund të largohet pa e gjetur klubi zëvendësuesin e tij, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

“Ai nuk do të largohet pa e gjetur pasuesin e tij, nuk është i mundur largimi”, ka thënë Tuchel pas takimit me Rennes që e humbën 2:1.

-Advertisement-

“Është e qartë, nëse ai do të qëndrojë është lojtar që mund të na ndihmojë që të fitojmë”.

“Është e qartë në kishim mungesë shpërthimi. Kishte pak situata ku kishim hapësirë dhe nuk ishim vendimtar”, ka thënë ai për ndeshjen.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera