Sport

Neymar nuk është në planet e presidentit të ardhshëm të Barcelonës

Autori: Gazeta inFokus 11:34 | 19 November 2020

Barcelona mban zgjedhjet për president me 24 janar, pas dorëheqjes së Joseph Maria Bartomeut, shkruan Gazeta inFokus.

Sipas gjitha gjasave, president i ardhshëm i klubit katalunas do të jetë Victor Font, pasi është më favoriti deri me tani.

Sipas raportimeve të ‘Sport’, Font ka deklaruar që ylli brazilian, Neymar, nuk është në planet e tij, duke theksuar se nuk do ta përdorë fare emrin e tij gjatë fushatës për president.

-Advertisement-

Madje, Font ka thënë që arsyeja e mos interesimit të tij nuk është vetëm financiare, por ka të bëj edhe me largimin e brazilianit nga Barca në vitin 2017.

Në një intervistë për programin sportiv “El Larguero” Victor Font deklaroi se është koha për të reaguar dhe kthyer shpejt faqe, pasi sipas tij Josep Maria Bartomeu është presidenti më i keq në gjithë historinë e Barçës.

48 vjeçari po ashtu ka thënë që vendimi i Messit për të qëndruar në ‘Camp Nou’ është jashtëzakonisht i rëndësishëm për gjigandin spanjoll./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera