Sport

Neymar i shkruan Al-Khelaifit, mesazhi që vendos të ardhmen

Autori: Gazeta inFokus 10:08 | 19 June 2019

Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelifi, foli në lidhje me Neymarin para pak ditësh dhe ia bëri të qartë brazilianit se nuk mund të sillej si të donte dhe se askush nuk e kishte detyruar të nënshkruante për francezët.

Fjalët e tij nuk ishin pa shkak, pasi Mundo Deportivo zbulon se deklarata e milarderit erdhi, pasi ylli i ekipit i kishte dërguar një mesazh. “Dua të kthehem në shtëpinë time”, – i shkruante Neymar duke iu referuar rikthimit te Barcelona në Spanjë.

Braziliani nuk është i lumtur në kryeqytetin francez dhe dëshiron të rikthehet në Barcelonë, aty ku e presin me krahë hapur. Messi ka bllokuar afrimin e Antonie Griezmann-it për të rikthyer 3-shen magjiken me Suarez dhe Neymar.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera