Lajme

Nexhat Krasniqi nuk është shkarkuar nga ministria e Liburn Aliut, ka fituar një pozitë të rëndësishme

Autori: Gazeta inFokus 18:41 | 23 August 2022

Ish-shefi i Prokurimit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), Nexhat Krasniqi, është “rehatuar” në një pozicion tjetër brenda kësaj ministrie.

Nacionale raporton se Krasniqi, i njohur si “Baba i tenderave”, tani është emëruar udhëheqës i Divizionit për Komunikim me publikun në këtë ministri.

Gazeta para një jave i ka dërguar ministrisë pyetje rreth rokadave të fundit që janë bërë në këtë institucion, por MMPHI-ja nuk e ka parë të arsyeshme të përgjigjet.

-Advertisement-

“Nexhat Krasniqin e kanë bërë udhëheqës të divizionit për komunikim me publikun, aty ku ka qenë Valmira Bllaca. Kjo e fundit e cila është në pushim, është transferuar si udhëheqëse e divizionit për Integrime Evropiane në këtë ministri”, raporton Nacionale duke u thirrur në burime brenda ministrisë.

Më 24 maj të këtij viti, MMPHI-ja kishte larguar Krasniqin nga kjo pozitë, dhe Ndriçim Mustafën e kishte caktuar zyrtar përgjegjës për menaxhimin e Divizionit të Prokurimit.

Këtë veprim ministria e kishte arsyetuar duke thënë se kjo ka ndodhur si rezultat i bashkimit të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, me qëllim të koordinimit të aktiviteteve të dy Divizioneve të Prokurimit, deri në hyrjen në fuqi të rregullores së re për organizimin e brendshëm të MMPHI-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera