Nesër varroset futbollisti 17-vjeçar i Trepçës ’89 që vdiq sot në fushë

Autori: Gazeta inFokus
23:11 | 03 December 2022
Ish-futbollisti i Trepçës ’89, Erion Kajtazi, që vdiq sot nga një arrest kardiak, do të varroset nesër.
Lajmin e ka bërë të ditur një familjar i tij, Shkumbin Kajtazi, i cili tha se varrimi do të bëhet në ora 14:30.
“Miq e familjarë, djali ma i mirë i familjes, Erioni, na la sot. Varrimi do të bëhet nesër në ora 14:30 në fshatin Zasellë”, ka shkruar Kajtazi.
Kujtojmë se Erion Kajtazi, vdiq sot gjatë një ndeshje futbollistike, ku në minutat e fundit të pjesës së parë ra pa ndjenja në tokë.
Në lidhje me ngjarjen e rëndë, ka reaguar edhe FFK-ja ku tha se stafet mjekësore të të dyja klubeve kanë intervenuar me shpejtësi, por përkundër përpjekjeve, Erioni s’ka dhënë shenja jete.
“Stafet mjekësore të të dyja klubeve kanë intervenuar me shpejtësi për t’i ofruar ndihmë dhe më pas me urgjencë e kanë dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren”.
“Megjithatë, përkundër përpjekjeve maksimale të mjekëve, Erioni nuk ka dhënë shenja jete dhe është konstatuar vdekja e tij nga ataku kardiak”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Të tjera
-
Popullsia e Kosovës u zvogëlua për afro 18 mijë banorë në vitin 2024
Popullsia rezidente e Kosovës ka shënuar një rënie të konsiderueshme gjatë vi...
-
e-Kosova me një shërbim të ri, ka të bëjë me grantet
Platforma elektronike e-Kosova ka lansuar një shërbim të ri për të gjithë qyt...
-
Digjen mbi tre hektarë pisha në Parkun e Sllatinës, shkak pakujdesia e një qytetari
Mbi tre hektarë me pisha janë djegur nga një zjarr që ka kapluar për më shumë...
-
Osmani pas takimit me homologun hungarez: Potenciali i bashkëpunimit mes nesh është i madh
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se në takim me presidentin hunga...
-
Taulant Balla takon djalin e Hashim Thaçit: Më solli nga Haga përgëzimet për zgjedhjet dhe haberin se Thaçi është i fortë dhe krenar
Djali i ish- presidentit Hashim Thaçi, Endriti ka takuar në Tiranë ministrin ...
-
Policia kontrollon shtëpinë e një 24 vjeçari në Ferizaj, ia sekuestron dy ar*më
Policia e rajonit të Ferizajt ka njoftuar se ka kontrolluar shtëpinë e N.M. 2...
-
REL: Aleksandar Vullin me punë të re në një organizatë të udhëhequr nga kreu i inteligjencës ruse
Shoqëria Historike Ruse (RIO), e themeluar nga Akademia e Shkencave e Rusisë ...
-
Pamje të rënda të qytetarit që dyshohet se u sulmua nga polici pas një konflikti për gjobë
Një konflikt i nisur për një gjobë të trafikut ka përfunduar me dhunë të dysh...
-
Supremja shfuqizon paragrafin që KPM e shtoi për të zgjedhur kryetarin e ri pa i skaduar mandati të vjetrit
Gjykata Supreme e Kosovës ka bërë të ditur se kanë marrë vendim për padinë që...
-
Kush është “më i fortë” – Izraeli apo Irani?
Konflikti i Izraelit me Iranin mund të duket si një përballje e pabarabartë n...
-
KQZ: S’kemi diskutuar për zgjedhje të jashtëzakonshme për Kuvend, jemi të orientuar në përgatitjen e zgjedhjeve lokale
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, tha për Klankosov...
-
Gërvalla iu tha ndërkombëtarëve se “nëse Serbia na sulmon, ne e mbrojmë vendin”, Çitaku: Çfarë fyerje!
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku e ka quajtur fyer...