Aeroporti i Prishtinës kalon shifrën mbi një mijë fluturime për 1 muaj, rritet edhe numri i udhtarëve

Autori: Gazeta inFokus
13:27 | 17 June 2025
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka shënuar një rritje të dukshme në aktivitetin ajror gjatë muajit prill 2025.
Në total, gjatë këtij muaji janë realizuar 1 mijë e 166 fluturime, që përfaqëson një rritje prej 19.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar (prill 2024), kur ishin regjistruar 976 fluturime.
Rritje edhe më e lartë është shënuar në numrin e udhëtarëve që kanë kaluar përmes aeroportit, shkruan Gazeta Infokus.
Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës në prill 2025, numri i përgjithshëm i udhëtarëve ka arritur në 399 mijë e 207, krahasuar me 326 mijë e 313 në prill 2024 – një rritje prej 22.3%.
Detajet e udhëtarëve:
Udhëtarët në ardhje: 201 mijë e 175 (rritje prej 23.7%)
Udhëtarët në shkuarje: 198 mijë e 32 (rritje prej 21.0%)
Ky trend pozitiv duket vjen si rezultat i interesimit në rritje për udhëtime ajrore por edhe përmirësimit të infrastrukturës në aeroport dhe zgjerimit të linjave ajrore që operojnë në Kosovë.
Rritja e vazhdueshme e trafikut ajror tregon rëndësinë strategjike të Aeroportit të Prishtinës për ekonominë dhe lidhjen ndërkombëtare të Kosovës.
Rritjen e numrit të fluturimeve por edhe investimin në infrastrukturë për Infokus e konfirmoi edhe zëdhënsja e Aeroportit të Prishtinës, Valentina Gara.
Ajo ka thënë se aerporti ka rritur numrin e portave të punëtorëve si dhe ka investuar në aspektin teknik.
Sipas Garës që nga fillimi i koncesionit, në infrastrukturën e aeroportit janë investuar mbi 147 milionë euro, ndërsa në buxhetin e Kosovës janë derdhur mbi 166 milionë euro përmes tarifës së koncesionit.
“Portat (gates) janë shtuar nga 8 në 12, janë vendosur Self Check-in kioska dhe Baggage Drop, E-gates janë funksionalizuar për përshpejtim të kontrollit kufitar.Këto përmirësime janë bërë për të përshpejtuar proceset dhe për të lehtësuar lëvizjen e pasagjerëve,” thekson Gara.
Këto shifra pasqyrojnë stabilitetin dhe përmirësimin e sektorit të transportit ajror në vend, duke e bërë Prishtinën një pikë gjithnjë e më të rëndësishme në hartën e fluturimeve ndërkombëtare në rajon./Gazeta Infokus

Të tjera
-
Haradinaj takohet me zyrtarin e lartë amerikan: Kosova mbetet e përkushtuar për t’u bërë pjesë e NATO’s me mbështetjen e SHBA-ve
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, është t...
-
Fluks turistësh në bregdetin e Durrësit, shtohen të huajt që vizitojnë Shqipërinë
Fluksi i turistëve të huaj në bregdetin e Durrësit dhe Golemit është shtuar g...
-
Krasniqi me zyrtarin e lartë të DASh-it flasin për marrëveshjen përfundimtare Kosovë-Serbi
Krasniqi me zyrtarin e lartë të DASh-it flasin për ...
-
OKB raporton të shtëna me armë zjarri pranë centralit bërthamor të Zaporizhzhias
Organizata mbikëqyrëse bërthamore e OKB-së ka raportuar për të shtëna me armë...
-
Gisele Pelicot nderohet me titullin më të lartë të Francës
Gisele Pelicot, gruaja franceze që ka fituar vëmendje ndërkombëtare pasi ka d...
-
Pas deklaratave të Grenellit, Osmani paralajmëron konferencë për media sapo të kthehet në Kosovë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të mbajë një konferencë për media lid...
-
Ulur këmbëkryq, mbahet “Kuvendi i burrave” në Theth: Kullat i kemi mbrojtur me gjak
Aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth ka hyrë në ditën e shtatë,...
-
Shefi i NATO-s nesër në SHBA, pritet takim me Trumpin dhe zyrtarë të tjerë
Shefi i NATO-s Mark Rutte do të vizitojë Uashingtonin nesër për takime me Don...
-
Aksidenti në Ferizaj shndërrohet në rast penal, Policia zbulon armë në veturën pa targa
Një aksident trafiku në fshatin Burrnik të Ferizajt ka çuar në një zbulim të ...
-
Pritje deri në një orë te “Dheu i Bardhë” për të hyrë në Kosovë
Tash e disa ditë mërgimtarët kanë nisur të vijnë për pushime në Kosovë. Po...
-
Grenell e demanton Vjosa Osmanin: Turp për ty, manipulove fjalët e Donald Trump
Emisari Amerikan, Richard Grenell, i ka quajtur “manipulim të fjalëve të Dona...
-
Mërgimtarët po presin 40 minuta për të hyrë në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Mërgimtarët veçse ia kanë mësyrë Kosovës, e kështu po krijohen edhe pritje në...