Tensione në seancë – “Me m’i ndodhë diçka djalit, ti ke me dhënë llogari”, “Ti je për kriminelë” – gruaja që u rrah nga burri përplaset me avokatin e tij

Autori: Gazeta inFokus
14:44 | 17 June 2025
Në gusht të vitit 2024, Sherife Alija u qëllua me armë zjarri nga bashkëshorti i saj, 73-vjeçari Idriz Alija.
Sot, në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca dëgjimore ndaj të akuzuarit, i cili nuk ishte i pranishëm në sallë për shkak, sipas mbrojtjes, të gjendjes së tij të rënduar shëndetësore, shkruan Insajderi.
Avokati i tij, Haxhi Millaku, kërkoi nga gjykata që t’i zëvendësohet masa e paraburgimit, e cila ka zgjatur mbi 10 muaj, me arrest shtëpiak, duke theksuar nevojën për trajtim mjekësor të të akuzuarit për shkak të moshës së shtyer dhe gjendjes së tij psikike.
Ai përmendi gjithashtu se mbrojtja ka qenë e gatshme të shqyrtojë mundësinë e një marrëveshjeje për pranimin e fajësisë.
Nga ana tjetër, prokurorja e rastit, Fatmire Cacaj, tha se kishte pranuar propozimin për negociata më 11 të këtij muaji, por theksoi se qëndrimi i prokurorisë nuk ka ndryshuar dhe se nuk ka pranuar asnjë kërkesë me shkrim nga mbrojtja.
Avokati i të dëmtuarës, Fitim Uka, u shpreh se ishte njoftuar në këtë seancë për herë të parë për iniciativën për marrëveshje, duke shtuar se pala që përfaqëson nuk është kundër një zgjidhjeje të tillë.
Gjatë seancës ka pasur momente tensionuese, gazetarja e Insajderit, ka kapur momentin e përplasjes së viktimës me avokatin e të dyshuarit.
Viktima, Sherife Tahiri ka thënë se ka presion që t’ia sigurojnë numrin personal të saj të telefonit, e kjo është kundërshtuar nga avokati i të dyshuarit, i cili është shprehur se e ka numrin e saj.
Si rrjedhojë, viktima ka akuzuar edhe avokatin duke e quajtur kriminel.
Për më tepër ndiqni videon:
Trupi gjykues mori vendim për shtyrjen e shqyrtimit gjyqësor në një datë tjetër.
Tre muaj më parë, Idriz Aliaj i akuzuar për vrasje në tentativë doli para gjykatës dhe e pranoi fajin pjesërisht.

Të tjera
-
Rama: Bektashizmi thesar kombëtar për Shqipërinë, gjithçka që mos të zhduket
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama duke e cilësuar bektashizmin një thesar k...
-
“Sot një vit”, Shtëpia e Bardhë kujton atentatin ndaj Trump me një citat të presidentit amerikan
Shtëpia e Bardhë ka kujtuar atentatin ndaj Donald Trump, ndërsa presidenti ak...
-
Bajrami pas takimit me diplomatin amerikan: LDK nuk i bashkohet rrugëve që çojnë në qeverisje të dëmshme për raportet ndërkombëtare
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), është takuar me zyrtarin...
-
Haradinaj takohet me zyrtarin e lartë amerikan: Kosova mbetet e përkushtuar për t’u bërë pjesë e NATO’s me mbështetjen e SHBA-ve
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, është t...
-
Fluks turistësh në bregdetin e Durrësit, shtohen të huajt që vizitojnë Shqipërinë
Fluksi i turistëve të huaj në bregdetin e Durrësit dhe Golemit është shtuar g...
-
Krasniqi me zyrtarin e lartë të DASh-it flasin për marrëveshjen përfundimtare Kosovë-Serbi
Krasniqi me zyrtarin e lartë të DASh-it flasin për ...
-
OKB raporton të shtëna me armë zjarri pranë centralit bërthamor të Zaporizhzhias
Organizata mbikëqyrëse bërthamore e OKB-së ka raportuar për të shtëna me armë...
-
Gisele Pelicot nderohet me titullin më të lartë të Francës
Gisele Pelicot, gruaja franceze që ka fituar vëmendje ndërkombëtare pasi ka d...
-
Pas deklaratave të Grenellit, Osmani paralajmëron konferencë për media sapo të kthehet në Kosovë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të mbajë një konferencë për media lid...
-
Ulur këmbëkryq, mbahet “Kuvendi i burrave” në Theth: Kullat i kemi mbrojtur me gjak
Aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth ka hyrë në ditën e shtatë,...
-
Shefi i NATO-s nesër në SHBA, pritet takim me Trumpin dhe zyrtarë të tjerë
Shefi i NATO-s Mark Rutte do të vizitojë Uashingtonin nesër për takime me Don...
-
Aksidenti në Ferizaj shndërrohet në rast penal, Policia zbulon armë në veturën pa targa
Një aksident trafiku në fshatin Burrnik të Ferizajt ka çuar në një zbulim të ...