Lajme

Taulant Balla takon djalin e Hashim Thaçit: Më solli nga Haga përgëzimet për zgjedhjet dhe haberin se Thaçi është i fortë dhe krenar

Autori: Gazeta inFokus 15:54 | 17 June 2025

Djali i ish- presidentit Hashim Thaçi, Endriti ka takuar në Tiranë ministrin Taulant Balla.

Këtë e ka bërë të ditur Balla në një postim në Facebook. Balla ka thënë se ishte kënaqësi ta takonte Endritin, i cili nga Haga i solli përgëzimet për zgjedhjet si dhe lajmin se babi i tij Hashim Thaçi, është i fortë dhe krenar.

“Kënaqësi të mirëprisja sot në Tiranë Endrit Thaçin, djalin e Presidentit Hashim Thaçi, i cili më solli nga Haga përgëzimet për zgjedhjet dhe haberin e mirë se Presidenti Thaçi është i fortë, krenar si gjithmonë për epopenë e lavdishme të UÇK dhe popullit të Kosovës”, ka shkruar balla në Facebook.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe dhuron veturën “Kia Sportage” (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera