Lajme

Nesër përfundon afati i konvertimit të patentë shoferëve ilegalë në të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 11:54 | 22 August 2024

Afati kohor i konvertimit të patentë shoferëve të strukturave serbe ilegale në patentë shoferë të Kosovës, përfundon nesër më 23 gusht.

Nëse nuk përfundon ky proces tërësisht, zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka njoftuar se përdoruesit e patentave ilegale, mund të gjobiten nga 500 deri në 1500 euro.

Ndërkaq, mbi gjashtë mijë kërkesa, tashmë janë parashtruar për të konvertuar patentë-shoferët ilegalë të lëshuara nga Serbia në ato të Republikës së Kosovës.

-Advertisement-

6043 qytetarë nga komuniteti serb, kanë aplikuar deri më 20 gusht për konvertim të patentë shoferëve. Kështu ka bërë të ditur kryeshefi i Agjencisë për Regjistrim Civil, Blerim Camaj.

Ai po ashtu ka shtuar se procesi ishte i lehtë e pa vështirësi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera