Nesër fillon “Samiti për Demokraci” i SHBA-ve ku do të marrë pjesë edhe Presidentja Osmani
Autori: Gazeta inFokus
09:38 | 08 Dhjetor 2021
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, të enjten dhe të premten do të organizojë “Samitin për Demokraci”, në të cilin është ftuar edhe Kosova.
Nesër do të fillojë “Samiti për Demokraci”, i cili do të zgjasë deri të premten. Aty do të marrin pjesë më shumë se 100 shtete nga e gjithë bota.
Ftesë për këtë samit ka siguruar edhe Kosova. Këtë e ka bërë të ditur para pak javësh Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.
Osmani pati publikuar në Facebook ftesën zyrtare nga presidenti amerikan.
“Falënderoj Presidentin Biden për ftesën në Samitin për Demokraci të organizuar nga Shtëpia e Bardhë si dhe vlerësimin për partneritetin e ofruar nga Kosova për të punuar drejt fuqizimit të shoqërisë demokratike që respekton të drejtat e njeriut, të cilat ia mundësojnë secilit qytetarë ta përmbush potencialin e vet. Pas takimeve produktive të javës së shkuar në Ëashington, në të cilat jam njoftuar se Kosova do të jetë pjesë e këtij Samiti, jam e nderuar ta pranoj ftesën nga Presidenti Biden”, ka shkruar Osmani.
Kosova fillimisht nuk ishte ftuar në “Samitin për Demokraci”. Liderë opozitarë dhe aktivistë të shoqërisë civile kanë reaguar pas mosftesës së Kosovës në Samitin e Demokracisë.
Çka është Samiti për Demokracinë që organizohet nga Presidenti Joe Biden
Administrata Biden – Harris përmes këtij samiti ka për qëllim që të dëshmojë se demokracia mund të funksionojë në shoqëri dhe të përmirësojë jetët e njerëzve, dhe, njëkohësisht, për të ju kundërvënë lëvizjeve autoritare nëpër shtete të ndryshme të botës.
Shtëpia e Bardhë ka publikuar në faqen zyrtare të dhënat për Samitin për Demokracinë, përfshirë sfidat e demokracive dhe hapat e ardhshëm pas samitit.
Aty thuhet se samiti poashtu ka për qëllim që të shfaq kundërshtitë ndaj liderëve autoritarë të cilët po e minojnë demokracinë – duke shënjestruar gazetarët dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut, ndërhyrjen në zgjedhje duke pretenduar se modeli i tyre është autoritar është më i mirë për njerëzit.
Më 9-10 dhjetor 2021, Presidenti Biden do të organizoj të parin nga dy Samitet për Demokracinë, i cili do të bashkojë liderët nga qeveria, shoqëria civile dhe sektori privat për të përcaktuar një axhendë afirmative për rinovimin demokratik dhe për të trajtuar kërcënimet më të mëdha me të cilat përballen demokracitë sot përmes veprimit kolektiv.
“Për SHBA-në, samiti do të ofrojë një mundësi për të dëgjuar, mësuar dhe angazhuar me një gamë të ndryshme akterësh, mbështetja dhe angazhimi i të cilëve është kritik për rinovimin demokratik global. Ai gjithashtu do të shfaqë një nga pikat e forta unike të demokracisë: aftësinë për të pranuar dobësitë dhe papërsosmëritë e saj dhe për t’u përballur me to hapur dhe transparente, në mënyrë që ne, siç e thotë Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara, “të formojmë një bashkim më të përsosur”, thuhet në njoftimin kryesor për samitin të publikuar në faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë.

T� tjera
-
IPK nis hetimet për rastet e raportuara nga Arlinda Zekaj në Polici, do të verifikohen edhe lëshimet e mundshme të zyrtarëve
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur veprimet hetimore dhe verifikue...
-
Rasti i Arlindës, Anita kërkon nga avokatja Hoxha të zbulojë se cili Haradinaj përmendet në kërcënime
Anita Mucaj-Haradinaj, bashkëshortja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ka...
-
Vrasja e Arlinda Zekajt, qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të saj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhe...
-
Deliu-Kodra: Më vjen marre nga ky fjalim në Kuvend, dikush duhet të dorëhiqet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar so...
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
































