Lajme

Nesër do të mbahet seanca e radhës e kuvendit

Autori: Gazeta inFokus 20:08 | 18 January 2023

Nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës.

Seanca do të nis nga ora 10:00, njofton Klankosova.tv.

Në rend dite është edhe shqyrtimi i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale të Kosovës

-Advertisement-

Rendi i ditës:

1. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

3.Pyetjet parlamentare,

4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-178 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-101 për Fondet Pensionale të Kosovës, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin nr. 04/L-115, me Ligjin nr. 04/L-168 dhe Ligjin nr. 05/L-116,

5. Shqyrtimi i Raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 06/L-046 për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës,

6. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2021,

7. Shqyrtimi i Raportit përfundimtar të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera