Lajme

“Nëse Thaçi arrin marrëveshje me Serbinë, hyn në histori pas Skënderbeut”

Autori: Gazeta inFokus 23:31 | 08 February 2019

Deputeti i Nismës, Milaim Zeka, ka thënë se nëse presidenti Hashim Thaçi arrin të realizojë marrëveshjen me Serbinë nga procesi i dialogut, atëherë ai do të hyjë në histori pas Skënderbeut.

Zeka ka thënë se Thaçi ka përkrahjen e tij absolute për arritjen e kësaj marrëveshje me Serbinë.

Zeka ka folur edhe për idenë për rishikimin e kufijve mes dy vendeve.

-Advertisement-

“Ideja e Thaçit për ridizanjimin e Kosovës ka marrë një farë forme. Nëse Thaçi realizon marrëveshjen me Serbinë pavarësisht nga çmimi dhe do ta ketë mbështetjen time absolute, do hyjë në histori pas Skënderbeut. Nëse tre fshatrat që do i bashkohen Serbisë dhe ne i marrim pjesët tona, mbyllet kapitulli me Serbinë, bëhemi anëtar i OKB-së dhe Serbia ta njoh pavarësinë e Kosovës dhe të mos ngrihen fëmijët tonë nga gjumi se kur do ta rifillojmë luftën me Kosovën, kjo do të jetë një arritje e madhe. Nëse nuk bëhet ridizanjimi i Kosovës, është opsioni tjetër i komunave serbe, një opsion që Presidenti i Kosovës nuk e pranon kurrsesi. Kjo nuk është një ëndërr sepse janë amerikanët mbrapa”, është shprehur Zeka në “Zonë e Lirë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera