Fun & Video

Nëse keni shumë miq në Facebook dhe shumë foto në Instagram, ju mund të vuani nga ky çrregullim

Autori: Gazeta inFokus 11:19 | 27 June 2017

Rrjetet sociale mund të jenë mënyrë e mirë për tu lidhur me miqtë dhe familjarët, por hulumtimet e reja tregojnë se nëse ju pëlqen Twitter-i, Facebook-u dhe Instagram-i më shumë se ç’duhet, kjo mund të jetë shenjë e narcisizmit. Studimi ka zbuluar një lidhje mes përdorimit të rrjeteve sociale dhe një forme specifike të narcisizmit.

Duke pasur në konsideratë se hulumtimet e mëhershme e kanë ndërlidhur përdorimin e rrjeteve sociale me shfaqjen e depresionit dhe mirëqenie më të dobët, ndoshta tani, pas këtij studimi tjetër, është koha të shmangeni pak nga rrjetet sociale, transmeton Telegrafi.

-Advertisement-

Studimi ka zbuluar se përderisa të gjithë narcisistët i preferojnë rrjetet sociale, narcisistët grandioz – narcisizmi i të cilëve i ka rrënjët në kompleksin e tyre të superioritetit – i frekuentojnë rrjetet sociale më shumë se narcisistët e formave tjera – narcisizmi i të cilëve i ka rrënjët në pasiguritë e tyre. Kësisoj, ekipi ka zbuluar një ndërlidhje mes numrit të miqve online dhe numrit të fotografive të ngarkuara, si dhe shkallën e narcisizmit të zbuluar te një individ.

Sipas “Personality Disorder Awareness Network”, narcisizmi është gjendje e shëndetit mendor e cila i shkakton njerëzit të obsesionohen me veten, qoftë me fuqinë, bukurinë apo prestigjin e tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera