Sport

“Nëse dikush është ndier i ofenduar nga ndonjë keqkuptim” – kreu i Dardanëve i kërkon falje kapitenit Amir Rrahmani

Autori: Gazeta inFokus 22:08 | 16 October 2024

Festa e futbollistëve të Kosovës pas fitores ndaj Qipros me tifozët “Dardanët” nuk shkoi edhe aq mirë, ku në një video shihej kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani mjaftë i revoltuar. 

Ai kishte një diskutim me kreun e “Dardanëve”, Lulzim Berishën, me këtë të fundit që i ka kërkuar falje publike Rrahmanit. 

Sipas tij kapiteni Rrahmani mund të jetë prekur nga ndonjë fjalë e tifozëve dhe për këtë i ka kërkuar falje atij dhe gjithë stafit.  

-Advertisement-

“Pas raportimeve të fundit mediale, si kryetar i Dardanëve dhe në emër të krejt tifogrupit, dëshirojmë që t’i kërkojmë falje kapitenit tonë Amir Rrahmanit dhe çdo lojtari apo stafit të gjithëmbarshëm nëse është ndier i ofenduar nga ndonjë keqkuptim apo nga ndonjë fjalë e lëshuar nga dikush prej tifozëve që jodomosdoshmerisht nënkupton se është pjesë e Dardanëve”.  

“Qëllimi im si Lul nuk është ta ofendoj askënd nga lojtarët. Të njëjtën gjë mund ta them edhe për kryesinë tonë të tifogrupit. Ne kemi qenë në çdo vështirësi të Kosovës pranë kombëtares tonë dhe këtyre lojtarëve. Kemi qenë edhe kur të tjerët e kanë sharë. Kemi qenë dhe i kemi mbrojtur e përkrahur në Shkodër, Mitrovicë, Prishtinë apo kudo në Evropë. Kosova është mbi secilin”.  

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera