Ekonomi

Nepotizmi dhe klientelizmi, format më të shpeshta të korrupsionit

Autori: Gazeta inFokus 15:36 | 13 March 2018

Për bizneset varfëria, shëndetësia e infrastruktura nuk shihen si probleme të mëdha, në bazë të vlerësimit që kanë dhënë. Më shqetësuese për ta po del të jenë sistemi  gjyqësor jo efikas, korrupsioni, sistemi arsimor i pazhvilluar e papunësia.

Më shumë se 70 për qind e të anketuarve e kanë vlerësuar korrupsionin, si problem shumë serioz.

E faktorët kryesorë që mundësojnë korrupsion në vend, po del të jenë sundimi i dobët i ligjit dhe mungesa e vullnetit politik për të luftuar këtë dukuri, shkruan Infokusi.com.

-Advertisement-

“Në mesin e faktorëve të tjerë që motivojnë ata që synojnë përfitime ilegale të përfshihen në korrupsion, bizneset  e anketuara përmendin : Pagat e vogla dhe varfërinë (31.91% e të anketuarve); Infrastruktura e pakompletuar ligjore (27.79%); dhe Pasiguria politike (14.89%).

Kështu thuhet në “Studimin e Perceptimit të Korrupsionit”, që ka publikuar të martën Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë.

Në bazë të këtij studimi, forma më e shpeshtë e korrupsionit është neputizmi dhe klinetelizmi, keqpërdorimi i parasë publike, mosdeklarimi i konfliktit të interesit, mitodhënia e zhvatja, shkruan Infokusi.com.

E arsyet që i shtyjnë vetë bizneset që të përfshihen në aktivitete të kundërligjshme korruptive, është dëshira për të pasur trajtim favorizues në ndonjë procedurë të hapur konkurruese dhe dëshira për përshpejtimin e ndonjë procedure burokratike.

“Rreth 45 % e bizneseve besojnë se arsye tjetër e rëndësishme është nevoja për të pasur qasje në një shërbim tjetër të caktuar, pasuar nga rreth 44 % e tyre që mendojnë se korrupsioni përdoret si mjet për shmangjen e ndonjë gjobe”, thekson më tej raporti.

Sipas këtij studimi, Gjykatat, Prokuroria dhe Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik, po del të jenë institucionet, ku niveli i lartë i korrupsionit është shumë i pranishëm.

Numri i qytetarëve që besojnë se në këto institucione nuk ka korrupsion, nuk e kalon as 3 për qindëshin.

Por, për dallim nga institucionet e drejtësisë ku vlerësohet se korrupsioni është në nivel të lartë, ka edhe institucione ku të anketuarit besojnë që nuk ka korrupsion fare.

Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve, Administrata Tatimore e Kosovës, Dogana, Kuvendi i Kosovës dhe Zyra e Presidentit, janë disa prej këtyre institucioneve.

“Sa i përket institucioneve ku bizneset besojnë se korrupisoni nuk është aspak i pranishëm, ato renditen si në vijim: Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve (30 %), Dogana e Kosovës (30%), Kuvendi i Kosovës (10 %), Zyra e Presidentit (10%), dhe Administrata Tatimore e Kosovës (7 %)”, thuhet më tej në këtë raport.

Ndryshe, luftimi i korrupsionit është një nga kushtet e Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave./Infokusi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera